Ish kryeministri i Katarit: Marrëveshja Turqi-SHBA vë në siklet Ligën Arabe

Mos i humb

Ish-kryeministri i Katarit, Sheiku Hamad bin Jassim Al Thani, ka theksuar se marrëveshja Turqi-SHBA në lidhje me zonën e sigurt në veri të Sirisë “vë në siklet” Ligën Arabe, raporton Anadolu Agency (AA).Pas takimeve midis Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe zëvendëspresidentit të SHBA-ve Mike Pence dhe delegacioneve të tyre në Ankara të enjten vonë, palët arritën marrëveshje prej 13 pikave për Sirinë verilindore.

“Marrëveshja midis Turqisë dhe SHBA-së në brezin kufitar sirian me Turqinë dëshmon mungesën e vlerësimit të Ligës Arabe e cila nuk gëzon më besueshmëri as nga arabët dhe as nga e gjithë bota”, tha Al-Thani në Twitter.

Liga Arabe nuk ishte në gjendje të zgjidhë çështjet brenda arabe, shtoi ai.

Në një takim urgjent të mbajtur në nivelin e ministrave të jashtëm të shtunën, Liga Arabe dënoi Operacionin e Turqisë “Burimi i Paqes” në Sirinë veriore.

“Për të mos përmendur padrejtësinë dhe mungesën e besueshmërisë (të Ligës Arabe) duke u bërë një arbitër në çdo mosmarrëveshje arabe për shkak të politikave të saj joreale”, shtoi Al Thani.

Turqia dhe SHBA ranë dakord se kushtet, veçanërisht në Sirinë verilindore, kërkojnë një koordinim më të ngushtë në bazë të interesave të përbashkëta.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, tha që Turqia do të ndalojë operacionin për tërheqjen e YPG/PKK brenda pesë ditëve, duke theksuar se kjo nuk është armëpushim, pasi kjo mund të arrihet vetëm midis dy palëve legjitime.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit