Ish kryeministri Kosumi, Haradinaj: Hiqe taksën, efekti është arritur!

Mos i humb

Ish, kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi ka sugjeruar kryeministrin Ramush Haradinaj që ta rishikoj qëndrimin e tij për taksën. Sipas tij taksa ka arritur efektin ndaj Serbisë dhe Haradinaj duhet të rishikoj vendimin  e taksës 100 për qind ndaj mallrave Serbe. “Ai duhet ta rishikoj tash. Nuk mundë ta udhëzoj unë se qfarë të bëjë. Ai ka informatat e duhura. Por mendoj që duhet ta rishikoj meqenëse efekti është mbërri dhe duhet ta rishikoj vendimin” ka deklaruar Kosumi në një prononcim për Kosova Post.

Kosumi që dikur Haradinaj e kishte lënë në postin e kryeministrit gjatë ngritjes se aktakuzës nga Tribunali i Hagës, vlerëson se vendimi për taksën është një nga vendimet me të mençura që ka bërë Kosova, duke i treguar Vuçiqit se Kosovën nuk e ka ‘bahçe të babës’

“Unë besoj qe ky është njeri prej vendimeve qe e kthjell politiken e Serbisë ndaj Kosovës, pa marrë parasysh a është politik a jo. Taksa e ka bërë një kthesë, i ka bërë me dije Serbisë se këtu është shteti i Kosovës dhe nuk mund të flas Vuçiq në teket e tij se Kosova është pjesë e Serbisë. Kjo i ka hap sytë edhe Vuçiqit edhe botës që këtu nuk është Serbia. Tash pyetja se a duhet të hiqet taksa mendoj se po. Ne duhet të luajmë lojën se cila politikë në Amerikë është pro e cila është kundër. Ne jemi të vegjël të pafuqishëm ta bëjmë ketë lojë e as që duhet ta bëjmë këtë lojë”tha Kosumi.

Ai madje ka një ide edhe për masë reciprociteti ndaj Serbisë siç është rasti me shlyerjen e shqiptarëve nga regjistri civil si dhe me mos lejimin e librave të Kosovës në Serbi.

“Unë do ti sugjeroja qeverisë se përveç taksës të marrë edhe këto masa reciprociteti. P.sh, qeveria e Serbisë i shlyen nga regjistri civil gjithë qytetarët shqiptarët në Serbi të cilët pesë vjet nuk rrinë në shtëpitë e tyre, pse mos ta bëjë edhe Qeveria jonë ketë me qytetarët serbët të cilët që pesë vite nuk rrinë në shtëpitë e tyre. Është një veprim i ngjashëm me të Serbisë dhe ne duhet të bëjmë reciprocitet. Ata na bëjnë neve e ne atyre, ose tekstet tona shkollore presin me muaj në pika kufitare dhe nuk lejohen të hyjnë në Serbi libra, po pse mos tua bëjmë edhe ne atyre” tha Kosumi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit