Ish-liderët e BE-së thirrje për bojkot të ministrave austriakë

Mos i humb

Një grup ish-liderësh të Bashkimit Europian u kanë bërë thirrje qeverive europiane të mos pranojnë ministrat e Austrisë nga partia e ekstremit të djathtë, si dhe të bojkotojnë kryesimin e Austrisë me Bashkimin Europian, që fillon në pjesën e dytë të vitit 2018.

“Mos të mbyllim sytë. Trashëgimtarët e nazizmit kanë ardhur në pushtet në qeverinë e re”, thuhet në letrën e publikuar në të përditshmen franceze ”Le Monde”. “Ne jemi të brengosur nga që ndjehemi të kërcënuar nga ideologjia fatale që promovon urrejtjen”, thuhet mes tjerash në letër.

Koalicioni i ri qeveritar i kancelarit konservator Sebastian Kurz, i formuar nga Partia Popullore e Austrisë (OVP) dhe Partia për Liri (FPO), ka qëndrime anti-Islame dhe anti-migratore.

Në letrën e nënshkruar nga ish-krerët e BE-së, qëndrojnë nënshkrimet e ish-ministrit të Jashtëm të Francës, Bernard Kouchner, dhe atij spanjoll Miguel Moratinos, ish-kryeministrit të Kanadasë, Kim Campbell, presidentit të lëvizjes evropiane kundër racizmit, Benjamin Abtan, fituesit të çmimit Nobel, Jose Ramos-Horta dhe të veteranëve “gjahtarë të nazistëve”, Beate dhe Serge Klarsfeld.

Partia për Liri (FPO) ka kritikuar thirrjet të cilat i quajti “përpjekja e fundit e të majtës së bashkuar.” “Asnjë politikan aktual serioz nuk do tu kushtojë rëndësi këtyre zërave nga e kaluara politike”, thuhet në reagimin e sekretarit të Përgjithshëm të FPO-së, Harald Vilimsky./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit