Ish-ministri egjiptian bën thirrje për hetimin e vdekjes së Morsit dhe djalit të tij

Mos i humb

Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgon 31 tonë ndihma në Jemen

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka pranuar 16 tonë ilaçe dhe furnizime mjekësore nga OBSH, sipas agjencisë së lajmeve SABA.

​Thaçi: Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaron se do të respektojë çdo vendim që do të marrë Gjykata Kushtetuese rreth çështjes së dekretit...

Shkodër: Mbytet në lumin Buna një i huaj

Një i huaj ka humbur jetën në lumin Buna, në Shkodër. Bëhet fjalë për një maroken me shtetësi franceze...

Merr flakë një anije peshkimi në Durrës, shpëtohen tre marinarët

Peshkarexha ”Angelo” është përfshirë nga flakët teksa kishte dalë për gjueti. Ajo ndodhej rreth 11 milje larg bregut të...

Ish-ministri egjiptian i Investimeve, Yehia Hamed ka bërë thirrje për fillimin e një hetimi ndërkombëtar për vdekjen e papritur në sallën e gjyqit në Egjipt të ish-presidentit Mohamed Morsi dhe djalit të tij Abdullah Morsi.

Yahia Hamed, i cili ka qenë ish-ministër i Investimeve në periudhën e Morsit, në një deklaratë në llogarinë e tij në median sociale, bashkë me ministrin e Planifikimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Amr Darrag kërkuan nga Kombet e Bashkuara (OKB) që të hetojnë vdekjen e Mohamed Morsit, përfshirë edhe vdekjen e djalit të tij.

“Unë mbështes plotësisht iniciativën e nisur nga ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut lidhur me vdekjen e Mohamed Morsi. Por, për të kuptuar plotësisht të vërtetën OKB-ja duhet të bëjë hetime edhe për vdekjen e Abdullah Morsit. Ne e mirëpresim dhe mbështesim plotësisht hetimin e OKB-së lidhur me arsyet që kanë shkaktuar vdekjen e presidentit Morsi. Ky hetim është një hap i rëndësishëm për të ardhmen”, tha Hamed lidhur me fjalët e ekspertëve të OKB-së për vdekjen e Morsit.

Raportuesja e Posaçme e OKB-së për Ekzekutimet Jashtëgjyqësore dhe Arbitrare, Agnes Callamard dhe Grupi i Punës mbi Arrestimet Arbirare të OKB-së, në një deklaratë të përbashkët me shkrim dje theksuan se kushtet e burgut në Egjipt mund të kenë shkaktuar vdekjen e drejtpërdrejt të presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Morsi.

“Vdekja e Morsit pas ekspozimit ndaj këtyre kushteve të vështira, mund të jetë një vrasje arbitrare me mbështetje shtetërore”, thuhet në deklaratën e bërë.

Presidenti Mohamed Morsi i rrëzuar me një grusht ushtarak, ndërroi jetë në sallë gjatë seancës gjyqësore në qershor. Ndërsa djali i tij Abdullah Morsi ndërroi jetë në shtator si pasojë e një sulmi në zemër./AA

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Vasili: Asnjë lëshim Rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve!

Refuzimi nga Rilindja i propozimit të Opozitës së Bashkuar, i cili garanton votën e lirë, eviton mbushjen e kutive të votimit si...

Maqedoni e Veriut, 5 të vdekur dhe 35 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit u regjistruan pesë raste të vdekjes nga virusi, me çka numri i...

Zvicër: 15 miliardë franga shtesë për sigurimin e të papunëve

Këshilli Federal i ka propozuar Parlamentit një 15 miliardë franga shtesë në funksion të sanimit të tejkalimit të dëmeve të shkaktuara nga...

Qytetarët të kënaqur me punën e Osmanit e Kurtit, bie besueshmëria te presidenti

Qytetarët e Kosovës kanë kthyer besimin në institucionet e vendit sidomos në Qeveri e Kuvend. Kështu tregojnë gjetjet e anketës së Pulsit...

Kina lançon dy satelitë të tjerë në hapësirë

Kina lançoi dy satelitë të rinj të eksperimenteve teknologjike të shtunën, njoftoi media shtetërore. Satelitët e lançuar në orbitën...