Ish ministrja e Integrimit: Rama një naiv me fund të dhimbshëm!

Mos i humb

Ish-ministrja e Integrimit njëherazi deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha ka reaguar pas komentit të kryeministrit Edi Rama për mosdekretimin e Gent Cajkës në krye të Ministrisë së Jashtme.

Gjosha, përmes një postimi në faqen e saj të “Facebook” e cilëson gjuhën e Ramës, ndaj Presidentit Ilir Meta dhe Edita Tahirit të turpshme, ndërsa shton se atë e pret një fund i dhimbshëm.

Gjosha, në postimin e saj shprehet se diplomacia nuk varet nga numri i librave të lexuar, por është një art i komunikimit dhe rimëshërimit të eksperiencës dhe maturisë.

Postimi i Klajda Gjoshës:

Sa turp për një Kryeministër të shprehet me nje gjuhë të tillë si për Presidentin e Republikës, ashtu edhe për një zonjë të nderuar të Kosovës, si Edita Tahiri.

Pasi rrënoi imazhin dhe funksionalitetin e Ministrisë tonë të Jashtme me kandidatura qokash, tani përpiqet t’i kundërvihet sipas edukatës së tij gjithëkujt që respekton Shqipërinë, pavarësinë e Kosovës dhe kufijtë e saj! Çdokush që mendon se mund të përdor vendet tona për interesa të ngushta personale, është vetëm një naiv që do të ketë një fund të dhimbshëm!

Dipllomacia është art i komunikimit, është mishërimi i eksperiencës dhe maturisë, dhe mbi të gjitha është besimi që qytetarët kanë te mbrojtja e interesave kombëtare! Dipllomacia nuk është numri i librave të lexuar dhe as përdorimi i individëve për larje hesapesh, e për destabilizm të një rajoni të brishtë si ky ku ne jetojmë!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit