Ish-presidenti i Sudanit për herë të parë paraqitet në gjyq

Mos i humb

Ish-presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, sot u paraqit në gjykatë nën akuzën e korrupsionit.

Gjyqi u mbajt në kryeqytetin Khartoum në kushte të rrepta të sigurisë.

75-vjeçari përballet me akuza për korrupsion dhe posedim të monedhës së huaj si dhe marrjen e dhuratave në mënyrë të paligjshme.

Al-Bashir ishte planifikuar të paraqitej në gjykatë javën e kaluar, por gjyqi u shty për shkak të nënshkrimit të një marrëveshje për ndarjen e pushtetit midis Këshillit Ushtarak Transicional (TMC) në pushtet dhe opozitës Aleanca e Forcave për Liri dhe Ndryshim (FFC).

Ushtria hoqi nga pushteti Al-Bashirin në muajin prill pas disa muajsh protesta popullore kundër sundimit të tij 30-vjeçar.

Që atëherë, ai është mbajtur në burgun Kober në Khartoum.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit