“Ish-spiuni rus dhe vajza e tij në gjendje të rëndë shëndetësore”

Mos i humb

Sekretarja britanik, Amber Rudd, ka deklaruar se një ish-spiun rus dhe vajza e tij ishin në “gjendje të rëndë” pasi u sëmurën nga një helmim i dyshuar të dielën e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sergei Skripal (66-vjeç) dhe vajza e tij Julia (33-vjeçe) u pranuan në spital pasi u gjetën pa ndjenja në një stol në qytetin jugor anglez, Salisbury.

Shërbimet e emergjencës në fillim thanë se ata besonin se të dy ishin ekspozuar ndaj një substance të panjohur, por më vonë theksuan se një lloj “agjenti nervor” është përdorur në incident.

Duke cituar burime të paidentifikuara të sigurisë, mediat lokale të mërkurën thanë se ata ishin helmuar nga një agjent nervor shumë i rrallë, që vetëm disa laboratorë në botë mund të kishin prodhuar.

Policia më vonë tha se është duke e trajtuar incidentin si “vrasje në tentativë”.

“Është ende shumë serioze për të dy njerëzit që i nënshtrohen këtij sulmi të egër”, u tha gazetarëve Rudd, e cila vizitoi një vend ku detektorët dhe ekipet mjeko-ligjore kryejnë punën e tyre për të kuptuar rrjedhën e ngjarjeve për këtë rast.

“Do të kalojë kohë për të pasur një përgjigje”, tha Rudd, duke shtuar se policisë duhet t’i lejohet “hapësirë që duhet kaluar me kujdes zonën”.

Raportimet në mediat lokale thanë se rreth 100 ushtarë janë vendosur në Salisbury për të ndihmuar hetimin e policisë në incidentin që shkaktoi lëndimin e një totali prej 21 personash që ishin parë për trajtim mjekësor pas incidentit.

“Rrjeti i policisë kundër terrorizmit ka kërkuar ndihmë nga ushtria për të hequr një numër të automjeteve dhe objekteve nga vendi i ngjarjes në qendër të qytetit Salisbury, pasi ata kanë aftësinë dhe ekspertizën e nevojshme. Publiku nuk duhet të alarmohet dhe këshilla e shëndetit publik mbetet e njëjtë”, tha përmes një deklarate policia.

Mediat britanike poashtu raportuan se një polic nga forcat lokale, Nick Bailey, i cili mori pjesë në skenën në Salisbury, mbeti në spital në një gjendje të rëndë.

Skripal-it iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi spiunësh të vitit 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Ai ishte dënuar për “tradhti të lartë në formën e spiunazhit” nga një gjykatë ushtarake e Moskës në vitin 2006 dhe u dënua me 13 vjet burg pasi kishte pranuar të rrjedh informacion për shërbimet sekrete britanike.

Ministria e Jashtme e Rusisë përsëriti se ata nuk kishin informacion për incidentin, por theksuan se, “Çdo gjë që ndodhi me Skripal u përdor menjëherë për të nxitur ndjenjat anti-ruse”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit