Ish-ushtaraku paralajmëron amerikanët: Lufta me Korenë e Veriut nuk do të ishte si në Irak apo Afganistan

Mos i humb

Tensionet midis Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësit të shtetit komunist Kim Jong-un vazhdojnë të rriten.

Lufta e tyre e fjalëve – duke përfshirë kërcënimet e një “butoni bërthamor” në tryezat e tyre – rrezikon të zhytë njerëzimin në Luftën e Tretë Botërore.

Por, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, SHBA-të mund të ketë një punë të madhe në duart e tyre nëse zgjedhin të pushtojë “Mbretërinë e Mbyllur”.

Kjo pasi që, sipas ish-zëvendës komandantit të ushtrisë së Koresë së Jugut, In-Bum Chun, koreano-veriorët do të ishin të përgatitur për të filluar sulme vetëvrasëse kamikaze.

Ai beson se besnikëria ndaj Kim është aq e fortë, sa ata nuk do të hezitonin të japin jetën e tyre.

Ata do ta bënin këtë, tha ai, sepse aeroplanët e vendit janë shumë të vjetër për të fluturuar gjatë periudhave të gjata kohore.

“Unë përpiqem t’u shpjegoj amerikanëve – nëse duhet të shkojmë në Korenë e Veriut, nuk do të jetë si shkuarja në Irak apo Afganistan”, citohet të ketë thënë Chun.

“Kjo nuk do të jetë si përmbysja e Saddam Husseinit”.

“Unë kam pasur rastin të flas me ushtarët e Koresë së Veriut që kanë dezertuar në Korenë e Jugut – dhe nuk mund të imagjinoni se sa janë të indoktrinuar.

“Këta janë njerëz që kanë dezertuar, por ende kanë një besim të lindur në sistemin e tyre që është afër qesharakes”. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit