“Ish-zyrtari i Trumpit thirret në hetimet mbi Rusinë”

Mos i humb

Ish-shefi strategjik i presidentit amerikan, Donald Trump, është thirrur në një hetim special për përpjekjet e supozuara të Rusisë për të ndikuar në fushatën presidenciale të vitit 2016 dhe nëse bashkëpunëtorët e fushatës së Trumpit ishin të përfshirë në ato përpjekje.

Thirrja e jurisë së madhe e Steve Bannon-it ishte lëshuar javën e kaluar, raportoi New York Times, duke cituar një person me njohuri të drejtpërdrejt në hetim.

Ajo vjen menjëherë pas publikimit të një libri në të cilin Bannon citohet të ketë thënë se bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit Trump, ishin “tradhtarë dhe jopatriotik” për takimin me rusët në “Trump Tower” në New York me shpresën për të siguruar “pisllëk” ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.

“Tre djemtë e lartë në fushatë menduan se ishte një ide e mirë për t’u takuar me një qeveri të huaj brenda “Trump Tower” në sallën e konferencave në katin e 25, pa avokatë”, tha Bannon, sipas librit “Zjarr dhe Tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë Trump”.

Bannon dje dëshmoi para Komitetit të Dhomës së Inteligjencës në një seancë me dyer të mbyllyra, në një hetim të veçantë, duke u udhëhequr nga ligjvënësit nëse Trump dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë punonin me Rusinë për të ndikuar në rezultatet e garës së vitit 2016 për Shtëpinë e Bardhë.

Këshilltari special, Robert Mueller, po drejton hetimin e FBI-së në këtë çështje. Zyra e tij, kur u pyet nga AA rreth raportimit për thirrjen e Bannon-it, nuk pranoi të komentonte mbi hetimin në vazhdim.

“The Times” raportoi se Mueller mund të përdorte thirrjen si taktikë negociuese me shpresën se ai heq dorë nga paraqitja e jurisë së madhe dhe zgjedh që të flasë me hetuesit.

“Thirrja është një shenjë se zoti Bannon nuk është personalisht në qendër të hetimit. Rregullat e Departamentit të Drejtësisë u lejojnë prokurorëve të dorëzojnë objektivat e hetimeve vetëm në rrethana të rralla”, raportoi “The Times”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit