ISLAMI ËSHTË FEJA E TË GJITHË PROFETËVE

Mos i humb

 

 

Kurani ka konfirmuar se të gjithë popujve nëpër kohëra të ndryshme, u kanë ardhur të dërguar të cilët u mësonin fenë e Allahut, ndaj dhe Kurani i drejtohet Muhamedit duke thënë: “Ne të kemi dërguar ty me të Vërtetën, për të sjellë lajme të mira dhe për të paralajmëruar; nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues”. Sure Fatir: 24. Të gjithë profetët kanë ardhur me fenë e vërtetë, dhe nuk kanë patur dallime në aspektin e besimit, dispozitave dhe moralit.

Feja Islame me të cilën ka ardhur vula e Profetëve Muhamedi paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, para afro njëmijë e katërqind vjetëve, është një vazhdim dhe zgjatim i fesë me të cilën erdhën të gjithë profetët. Kurani i urdhëron të gjithë besimtarët, që të besojnë atë që kanë besuar profetët e mëparshëm, si: Ibrahimi, Ishaku, Jakubi, Musa dhe Isa.

“Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve (12 bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi”. Sure Bekare: 136.

Gjatë shfletimit të Kuranit, të bie në sy porosia që Ibrahimi –babai i profetëve- i jep djemve të tij, po ashtu dhe porosia e profetit Jakub që ia jep djemve në pragun e vdekjes, duke i thënë: Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, ndaj qëndroni të kapur pas fesë Islame deri në vdekje. “Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanë të nënshtruar ndaj Atij!” Sure Bekare: 132.

Kështuqë feja Islame është vazhdim i fesë së të gjithë profetëve të Allahut. Doktrina e tyre është e njëjtë e pandryshueshme në bazën e saj (para se ato të devijoheshin nga njerëzit), ndërsa ndryshimi është në disa detaje të legjislacionit, të cilat iu janë dhënë në përshtatje me ngjarje të veçanta, derisa erdhi vula e profetëve Muhamedi paqja e Zotit qoftë mbi të, i cili përcaktoi legjislacionin përfundimtar, për të gjithë njerëzimin.

Pra Kurani tregon qartë se Islami është feja e vetme, dhe kundërshtitë që shohim mes feve Ibrahimike, janë si pasojë e devijimeve që kanë bërë njerëzit dhe të cilat i kanë larguar nga ajo me të cilën u dërguan profetët e tyre. “Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. Ata që u është dhënë Libri, patën mospajtime nga zilia që kishin midis tyre, vetëm pasi u erdhi dituria”. Sure Al Imran: 19.

Por cili është qëndrimi i fesë Islame ndaj profetëve të tjerë?

Qëndrimi i fesë Islame ndaj profetëve të tjerë:

Disa njerëz mendojnë se Kurani nuk është gjë tjetër veç histori dhe rrëfime për profetin e Zotit Muhamedin alejhi selam, ndërkohë që mbeten të habitur kur mësojnë se si Kurani përmend emrin e Isait (Jezusit) alejhi selam dhe e ngre lart pozitën e tij, duke e çliruar nga të gjitha akuzat që janë thënë për të në plot njëzet e pes ajete të tij. Po ashtu ai ka përmendur emrin e Musait (Moisiut) alejhi selam, plot 126 herë, ndërkohë që e ka përmendur emrin e profetit Muhamed alejhi selam, atij të cilit i është zbritur Kurani, vetëm pesë herë.

Kjo ndodh në momentin kur pasuesit e feve të tjera nuk njohin vetëmse profetët e tyre dhe ka prej që i armiqësojnë profetët e tjerë, ndërkohë që ai i cili lexon Kuranin, i bëhet e qartë në ajete të shumta se, njeriu nuk mund të jetë musliman, nëse nuk beson tek të gjithë profetët dhe nëse ai mohon njërin prej tyre, apo dyshon në vërtetësinë e profetësisë së tij, apo e akuzon atë me gjëra të paqëna, padyshim që ky person e ka braktisur fenë Islame.

Kurani pohon se profeti (Muhamed) dhe besimtarët, besojnë atë që u ka ardhur nga Allahu, prandaj dhe ata besojnë në Allahun (Një të vetëm), melaiket dhe profetët, dhe nuk bëjnë dallim në besimin e asnjërit prej tyre. “I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!” Sure El Bekare: 285.

Çdo kush që lexon Kuranin, ka njohuri rreth faktit se disa nga suret (kapitujt) e tij, janë të emërtuara me emra profetësh si: Ibrahim (Abraham), Jusuf (Xhozef), madje një sure e tërë është emërtuar me emrin Merjemes (Maries) së pastërt, nënës së profetit Isa alejhi selam.

 

Pema e Profetëve:

Ademi (Adami): Babai i njerëzimit, të cilin Allahu e krijoi nga dheu; i urdhëroi melaiket ti përulen (në shenjë respekti) dhe e zbriti mga Xheneti në tokë.

Nuhu (Noah): E ftoi popullin e tij, por ata e mohuan, kështu u ndëshkuan me përmbytje, nga e cila nuk shpëtuan veçse besimtarët nga populli i tij, të cilët hipën në anije.

Ibrahimi: Babai i profetëve. Një ndër profetët e mëdhenj i icli ka ftuar në monoteizëm dhe ai është i cili rindërtoi Qaben, vendin për tek i cili drejtohen muslimanët gjatë faljes.

Is’haku (Isak): Biri i Ibrahimit, i cili lindi pas përgëzimit që melaiket i bërën Ibrahimit.

Ismaili: Biri i madh i Ibrahimit (nga Haxher), i cili e ndihmoi babain e tij për ndërtimin e Qabes.

Jakubi (Jakobi): Biri i Is’hakut, i cili quhet ndryshe dhe Israil, nga i cili kanë prejardhjen dhe bijtë e Israelit.

Jusufi: Biri i Jakubit, i cili u sprovua dhe më pas u bë ministër i Egjiptit.

Musai: Një ndër profetët e mëdhenj, të cilin Allahu e dërgoi ke bijtë e Israelit, i zbriti Teuratin (Torën) dhe e mbështeti me mrekulli të ndryshme, porse faraoni dhe pasuesit e tij e përgënjeshtruan, ndaj dhe Allahu e mbyti në det dhe shpëtoi Musën dhe pasuesit e tij.

Daudi (Davidi): Të cilit Allahu i dha pushtet dhe e bëri mbret të popullit të tij.

Sulejmani (Solomoni): Biri i Daudit. Profet të cilit Allahu i dha pushtet të madh, duke i nënshtruar krijesa të shumta.

Zekeria (Zakaria): Është një ndër profetët e bijve të Israelit. Ai ishte kujdestari i Merjemes –nënës së profetit Isa-, i cili e edukoi dhe mësoi atë. Allahu i dhuroi Jahjan (Gjonin), pasi ishte i thyer në moshë dhe gruan e kishte sterile.

Isai: Një ndër profetët e mëdhenj, të cilin Allahu e krijoi  nga nëna pa baba (nga Merjemja e virgjër cila nuk ka patur kontakt me burrë). Allahu e dërgoi si profet te bijtë e iIsraelit, i zbriti atij Ungjillin  dhe e mbështeti me mrekulli të shumta.

Muhamedi: Vula e profetëve, të cilin Allahu e dërgoi për mbarë njerëzimin dhe i zbriti atij Kuranin të cilit nuk i afrohet e kota nga asnjë anë.

 

 

Kush janë profetët në të vërtetë?

Allahu i Madhëruar i krijoi njerëzit që ta adhurojnë, ndaj dhe atyre u dërgoi profetë në mënyrë që tu mësojnë ligjin e Allahut, t’i përkujtojë me fenë e Tij, që të jenë shembull i mirë për popujt e tyre dhe të luftojnë devijimet. Ata i gtojnë njerëzit në rrugën e vërtetë, në mënyrë që njerëzve të mos u mbesë justifikim për ta braktisur besimin..

Por cili është realiteti i këtyre profetëve?

 

Njerëzorja e profetëve:

Kurani vë theksin në një sërë ajetesh se të gjithë profetët janë njerëz. Allahu i veçoi ata duke u shpallur mesazhin dhe profetësinë. Edhe pse në aspektin njerëzor ka një ngjasim mes nesh dhe profetëve, vetëmse ata janë në gradë të lartë të pastërtisë dhe drejtësisë, për shkak se Allahu i ka përzgjedhur që të bartin mesazhin dhe fenë e Tij te mbarë njerëzimi, ashtu si pohon dhe vetë Kurani: “Thuaj: “Unë jam vetëm një njeri si ju, që më është shpallur…”. Sure Kehf: 110.

Pra të gjithë profetët janë njerëz, ata lindin si çdo njeri tjetër, dhe po ashtu vdesin, sëmuren si mbarë njerëzit si dhe nuk kanë ndryshime në strukturë apo nevoja.

Ata nuk posedojnë asgjë prej Hyjnores, kjo për faktin se hynizimi i takon vetëm Allahut; porse profetët janë njerëz të cilëve u shpallet mesazh hyjnor, pra atyre ju zbresin urdhërat e Allahut nëpërmjet engjëllit Xhibrail, ose në rrugë të tjera.

Mesatarja rreth pozitës së Profetëve:

Allahu zgjodhi krijesat më të mira për të bartur mesazhin e Tij, padyshim ata janë njerëz në një grade të lartë të drejtësisë dhe ndershmërisë. Kurani i ka cilësuar profetët si njerëz të udhëzuar, bamirës, të mirë dhe të përzgjedhur ndër të tjerët.

“Ne i dhuruam atij (Ibrahimit) Isakun dhe Jakubin. Që të dy këta i udhëzuam në rrugë të drejtë, ashtu siç patëm udhëzuar më parë Nuhun. Ndër pasardhësit e tij Ne udhëzuam Daudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë punëmirët. Ne udhëzuam edhe Zekerijan, Jahjain, Isain, Iljazin – të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mire. Po ashtu, udhëzuam edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin – secilin prej tyre e ngritëm mbi të gjithë njerëzit. Ne zgjodhëm dhe udhëzuam në rrugë të drejtë edhe disa nga paraardhësit, pasardhësit dhe vëllezërit e tyre”. Sure El En’am: 84-85.

Nëse ndodhte që dikush nga profetët të binte në gabim, Allahu kurrë nuk e linte në këtë gabim, përkundrazi, ia vinte në dukje atë, në mënyrë që ta braktiste dhe të pendohej. Duhet të theksojmë se këto gabime kanë qënë në hapësirën e përpjekjeve apo gabimit dhe nuk ka qënë kurrësesi tejkalim i paramenduar i asja që kërkonte Allahu prej tyre.

Kështu gjejmë se Kurani i ka përshkruar profetët me një përshkrim të detajuar, larg tejkalimeve apo zhvlerësimit. Ata janë të ruajtur nga gabimet e mëdha, dhe kurrësesi ashtu si i përshkruajnë disa prej feve (aktuale), të cilët u mveshin të meta dhe vepra të pahijëshme (të shëmtuara).

Profetët janë njrëz dhe nuk janë hyjni, nuk janë bij të Zotit dhe nuk kanë e as posedojnë asnjë cilësi prej cilësive hyjnore.

Ajo që e demosrton këtë, është dhe tregimi i Kuranit rreth dialogut që do të ndodhë në ditën e Gjykimit, në të cilën do të shfaqet pafajsia e profetit Isa ndaj adhurimit që njerëzit i kanë kushtuar atij.

“Pastaj Allahu do të thotë (në Ditën e Gjykimit): “O Isa, i biri i Merjemes! Ti ishe ai që u the njerëzve: “Adhuromëni mua dhe nënën time si zota krahas Allahut”?! Isai do të thotë: “Qofsh i lartësuar dhe i lavdëruar! Mua nuk më takon të them diçka, për të cilën nuk kam aspak të drejtë! Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, po unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë”. Sure El Maide: 116-117.

 

 

Qëndrimi i fesë Islame në lidhje me profetin Isa alejhi selam

 

Isai alejhi selam, konsiderohet nga pesonazhet më të rëndësushme në historinë njerëzore, si dhe një ndër njerëzit më të mëdhenj të cilët kanë kontribuar në dobi të njerëzimit. Njerëzit kanë qëndrime të ndryshme lidhje me të; ka prej tyre që e kanë konsideruar si zot, disa të tjerë e konsiderojnë bir të Zotit, ndërsa të tjerët e urrejnë dhe e akuzojnë atë dhe nënën e tij me akuza të rënda dhe të kota, por cili është qëndrimi i Islamit ndaj Isait alejhi selam?

  • Isai është ndër profetët më të mëdhenj:

Kurani ka konfirmuar se Isai alejhi selam është një ndër profetët e mëdhenj dhe me pozitë të lartë, nëna e tij ka qënë besnike dhe e bindur ndaj Zotit të saj. Ajo ka qënë një grua e ndershme, e pastërt dhe e virgjër. Mbeti shtatsënë me Isain -pa burrë- me urdhërin e Zotit, duke e krijuar atë si një mrekulli e përjetshme, njësoj si krijoi Ademin pa nënë e pa baba, pikërisht ashtu si thotë dhe Allahu: “Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë”. Sure Al Imran: 59.

  • Muslimanët besojnë në mrekullitë e tij:

Besimtarët muslimanë, besojnë në mrekullitë me të cilat e paisi Allahu, si shërimin e të sëmurëve me lebrosë, të verbërve, ngjalljen e të vdekurve, si dhe lajmërimin e njerëzve se çfarë hanin dhe çfarë ruanin në shtëpitë e tyre. Të gjitha i kryente me lejen e Allahut, dhe të cilat Allahu i bëri argument të qartë për vërtetësinë e mesazhit dhe profetësisë  së tij.

  • Atij i është zbritur libri i shenjtë i Zotit “Ungjili”:

Kurani thekson se Allahu i zbriti atij një ndër librat më të mëdhenj që është “Ungjilli”, si udhëzim për njerëzit, dritë dhe mëshirë, porse përgjatë kohërave, Ungjilli ka pësuar ndryshime dhe shtrembërime të ndryshme.

  • Ai është njeri dhe nuk është Zot:

Feja Islame miraton faktin se Isai alejhi selamështë një njeri prej bijëve të Ademit, të cilin Allahu e nderoi duke e dërguar si profet ke bijtë e Izraelit, duke i dhënë atij mrekulli të ndryshme, porse ai nuk ka asgjë të ngjashme me Zotin, apo të ketë ndonjë cilësi hyjnore, pikërisht ashtu sikur thotë dhe Allahu i Lartësuar: “Isai ishte vetëm një rob, të cilit Ne i dhuruam (Profeci) dhe e bëmë shembull për bijtë e Izraelit”. Sure Ez Zuhruf: 59.

  • Ai nuk u kryqëzua, porse u ngrit lart në qiell: Në këndvështrimin Islam, Isai nuk është vrarë dhe as nuk është kryqëzuar, përkundrazi Allahu e ngriti atë në qiell. Armiqtë e tij kur deshën ta vrisnin, Allahu shembëlltyrën e tij ia hodhi dikujt tjetër, duke e bërë të ngjashëm me Isain, kështuqë ata vranë dhe kryqëzuan personin e ngjashëm me të, duke menduar se ai është Isai alejhi selam; ndërsa Isain e ngriti të gjallë në qiell, pikërisht siç pohoet edhe në Kuran: “dhe për fjalët e tyre: “Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut”. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur kurrgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë, por, Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm”. Sure En Nisa: 157-158.
(Visited 79 times, 3 visits today)
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit