Ismaili: Do ta kthejmë besimin e qytetarëve

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili po merr pjesë në tryezën ku po diskutohet lidhur me raportin “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin ekzekutiv”, ka thënë se qytetarët e kanë humbur besimin e institucioneve publike, kjo për shkak të dukurisë së korrupsionit dhe konflikteve të interesit në vend.

“Luftimi i konfliktit të interesit lufton arkitekturën e mundshme të antikurrpsionit. E këmi parë se si qytetarët nuk kanë fare besim në institucionet publike. Në inciantivat që i kemi parë në listen esenciale në blerjen e barnave ku është mundësi e madhe e manipulimit, dhe me këtë rast ne kemi ftuar agjencinë antikurropsion me gjet qasjen e konfliktit të interesit”, tha ai.

Sipas ministrit Ismaili, nëse Ministria e Shëndetësisë i verifikon raste të tilla të konfliktit të interesit, ata siç tha ai nuk do të jenë të falshëm dhe do të merren masa për ta.

“Baza legjislative është rregulluar, neve na mbetet vetëm të shohim implementimin e saj. Meqenëse na mungojn mekanizmi përcjellës neve si politkëbërës shpresoj që edhe ky raport të na ndohmojë sepse hapsirat ligjore ndoshta edhe kanë krijuar mundësinë për klonflikte interesi në shoqëri dhe ato të fshehen. Nëse argumentohen veprat korruptive atëherë ne nuk do t’i falim ato sepse kështu do ta humbin besimin institucionet sikur  Ministria e Shëndetësië që ka vujatur nga korrupsioni dhe ka humbur besmin tek qytetarët”, tha Ismaili./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit