Ismaili: Ministria e Shëndetësisë ka shpëtuar 60 milion euro nga blerja e barnave

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme, për nderë të javës së korrupsionit, lidhur me luftimin e korrupsionit në blerjen e barnave me çmime të fryra dhe ruajtjen e miliona eurove gjatë vitit 2018.

Lidhur me këtë ministri Ismaili, njoftoi se këtë vitë janë kursyer 60 milion euro nga blerja e barnave duke thënë më tutje se shëndetësia është shkatërruar tejë mase nga blerja e barnave me çmime të larta.

“Korrupsioni në shëndetësi është dhimbje direkte e qytetarëve dhe humbje financiare, sepse buxheti nuk është shfrytzuar siç duhet. Ministria e Shëndetësisë ka shpëtuar 6 milion euro nga blerja e barnave.”, tha Ismaili, duke shtuar më tutje se me blerjen e Imatinibit, medikament ky për sëmundjen e kancerit, janë shpëtuar rreth 557 mijë euro ndryshe prej viteve të kaluara që ky produkt është blerë me çmim shumë të lartë.

“Duke reduktuar korrupsionin ne kemi kursyer buxhetin e qytetarit.Imatinibi është blerë për 75 mijë euro, ndërsa janë shpëtuar 577 mijë euro këtë vitë vetëm nga blerja e e ketij medikameti. Ministri jonë do të vazhdojë me politikën sepse mjaftueshem shëndetësia ka lënguar nga korrupsioni, ne sot kemi arritur ta rimëlëmbim dhe nuk duhet të lejojm të zhvillohet korrupsioni”, u shpreh Ismaili./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit