Itali : 156 të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Itali ka shkuar në 32.486, me 156 viktima të konfirmuara në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të fundit të Mbrojtjes Civile të Italisë mbi pandeminë e cila tashmë tre muaj është e pranishme në vend, rastet aktive kanë rënë me 1.792 dhe tani vendi ka 60.960 të infektuar aktivë që presin shërimin.

Ndërkaq, bilanci i përgjithshëm i rasteve me virusin është rritur në 228.006.

Po ashtu, numri i të shëruarve ka arritur në 134.560, pasi në 24 orët e fundit 2.278 pacientë të tjerë e kanë mposhtur sëmundjen.

Vendi gjithashtu vazhdoi të regjistrojë rënie në numrin e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 676 pacientë sa ishte dje, bilanci i të infektuarve në këto njësi ka rënë në 640.

Deri më tani, në Itali janë kryer 3.243.398 teste.

Në Lombardi, rajonin më të prekur në Itali, në 24 orët e fundit janë regjistruar 65 të vdekur nga COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit