Itali, 601 vdekje të reja nga koronavirusi, totali 6.077

Mos i humb

Italia ka raportuar 601 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 6.077.

Shifrat e fundit të siguruara nga Departmenti i Mbrojtjes Civile të Italisë tregojnë se numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur, por me një ritëm më të ngadaltë në 24 orët e fundit.

Infeksionet gjatë 24 orëve të fundit u rritën me 8 për qind nga numri i djeshëm, duke arritur në 50.418, ndërkohë numri i përgjithshëm i të shëruarve u rrit në 7.438.

Epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, i cili numëron 3.776 viktima.

Përderisa Italia ka hyrë në një javë të rëndësishme për të konfirmuar nëse është arritur një përmbysje në drejtimin e infektimeve të reja të përditshme, qeveria vazhdon të luftojë për të menaxhuar urgjencën.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, të shtunën shpalli rregulla më të rrepta të bllokimit për të luftuar shpërthimin e koronavirusit, duke imponuar ndalesë për të gjitha kompanitë jo-strategjike të vendit, ndërkohë që situatën aktuale e quajti “një krizë më të rëndë për Italinë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Një dekret i ri qeveritar zgjati bllokimin e të gjitha aktiviteteve jo-thelbësore industriale dhe tregtare deri më 3 prill.

Shpallja e këtij vendimi drastik dhe mënyra e luftimit të virusit u kritikua nga partitë opozitare, grupet e biznesit dhe sindikatat, madje opozita ka paralajmëruar se masat do të duhet të debatohen në parlament.

Industria e energjisë është ndër ata që përjashtohen nga bllokimi për shkak të natyrës së saj strategjike, së bashku me furnizimet ushqimore dhe ngrohjen.

Dekreti po ashtu veçon rafinimin, prodhimin e energjisë, kimikatet, gomën, plastikën dhe aluminin si sektorë që do të lejohen të vazhdojnë të funksionojnë.

Rregullat e reja po ashtu ndalojnë njerëzit të lëvizin jashtë zonës së tyre pa arsye të vlefshme.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins në Maryland, virusi COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, është përhapur në 167 vende dhe rajone duke infektuar mbi 350 mijë njerëz në mbarë botën. Nga ky virus po ashtu janë konfirmuar rreth 15.300 vdekje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit