Itali, “Ocean Viking” kërkon zbarkimin e emigrantëve në Itali ose Maltë

Mos i humb

Anija e shpëtimit “Ocean Viking” ka kërkuar leje për zbarkimin në Itali, ose Maltë të 176 migrantëve të shpëtuar gjatë fundjavës.

Anija ndodhet në ujërat midis Maltës dhe ishullit italian të Lampedusas, shkroi në Twitter organizata humanitare “Mjekët pa Kufij” (MSF), një ndër drejtueset e “Ocean Viking”.

Mes të shpëtuarve gjenden edhe 33 të mitur dhe katër gra shtatzëna, sipas MSF dhe SOS Mediterranee, organizatës tjetër humanitare që drejton “Ocean Viking”.

Muajt e fundit, Malta dhe Italia kanë pranuar të hapin portet e tyre për shpëtimin e migrantëve, vetëm nëse vendet e tjera të BE-së bien dakord të pranojnë gjithashtu disa prej tyre.

Bisedimet për strehimin e migrantëve midis shteteve të BE-së janë shpesh të vështira dhe ata mbeten të bllokuar në det derisa të arrihet një marrëveshje. Zakonisht kjo zgjidhet me ndihmën e Komisionit Europian.

Malta, Italia, Franca dhe Gjermania kanë propozuar një mekanizëm fiks të zhvendosjes së emigrantëve, por ministrat e brendshëm të BE-së nuk ranë dakord, në një takim të zhvilluar javën e kaluar.//ATSH

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit