Itali, polakja vrau me thikë një person dhe plagosi 3 të tjerë

Mos i humb

Autoritetet italiane citojnë një marrëzi të çastit, si shkakun që i verboi arsyen polakes së ndaluar në Itali një ditë më parë, pasi vrau me thikë një person e plagosi 3 të tjerë.

Gruaja qëlloi kalimtarët e rastësishëm në rrugë, e më pas vizitorët e stafin e një muzeu.

Një nga punonjëset e tij, Paol Beretta, 54 vjeç ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

58-vjeçarja polake e ndaluar për ngjarjen e rëndë ishte e punësuar e rregullt në Itali si kujdestare.

Verifikimet e para tregojnë se agresorja vuan nga probleme psikike.

Tre të plagosurit janë në gjende të rëndë, por mbeten jashtë rrezikut për jetën./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit