Itali, rriten në 11.591 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Mos i humb

Italia ka raportuar 812 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në vend në 11.591, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Megjithatë, shifrat e fundit të siguruara nga Departmenti i Mbrojtjes Civile tregojnë një ngadalësim të qartë të numrit të të infektuarve nga koronavirusi, gjegjësisht me një rritje prej 2 për qind për të arritur në 75.528, rritje më e ulër që nga fillimi i shpërthimit. 

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar në vend po ashtu është rritur ndjeshëm, duke arritur në 14.620. 

Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, i cili numëron 6.818 viktima. 

Mjekët dhe infermierët që punojnë në vijën e parë të frontit janë ndër ata që u prekën më së shumti nga epidemia, me të paktën 63 vdekje në mesin e stafit shëndetësor dhe rreth 600 infeksione të reja për çdo ditë. 

Ekspertët italianë thonë se shpërthimi ende nuk ka arritur kulmin në vend, por se po i afrohet asaj pike. 

Pritet që qeveria të miratojë një dekret të ri deri në fillim të prillit që mesa duket do të zgjasë masat e bllokimit për të paktën dy javë të tjera. 

Duke rrezikuar trazirat sociale për shkak të bllokimit pothuajse të plotë, qeveria të shtunën mori masa për t’u siguruar administratorëve lokalë 400 milionë euro për kupona ushqimore, si dhe ndihmë ekonomike për më të varfërit në rajonet e tyre. 

Kjo shumë do të vihet në dispozicion të kryebashkiakëve krahas fondeve të pritura nga qeveria qendrore me vlerë prej 4.3 miliardë euro. 

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 177 vende dhe territore. 

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, mbi 745.300 raste janë konfirmuar në të gjithë botën, me mbi 35 mijë të vdekur dhe rreth 157 mijë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit