Italia konfirmon 651 vdekje të reja nga koronavirusi, gjithsej 5.476 vdekje

Mos i humb

Italia ka raportuar 651 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 5.476,(AA).

Shifrat e fundit të siguruara nga Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë tregojnë se numri i përgjithshëm i rasteve të infektuara nga koronavirusi vazhdon të rritet, por me një ritëm më të ngadaltë, gjegjësisht me 9 për qind rritje nga e shtuna duke arritur në 46.638.

Rritja sinjalizon një prirje të ngadalësuar nëse krahasohet me mesataren prej 15 për qind rritje në dy javët e fundit.

Numri i personave të shëruar po ashtu është rritur në 7.024.

“Këta numra tregojnë se ka një përmirësim dhe shpresojmë se kjo prirje do të konfirmohet, por ne nuk mund të reduktojmë rojen tonë”, tha Angelo Borrelli, kreu i Departmentit të Mbrojtjes Civile, gjatë një konference për media.

Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, i cili numëron gjithsej 3.456 viktima.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, dje njoftoi rregulla më të rrepta të bllokimit për të luftuar përhapjen e koronavirusit, edhe atë duke vendosur një ndalim ndaj të gjitha kompanive jo-strategjike në vend mes asaj që ai e quajti “kriza më e rëndë italiane që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës dhe aktualisht, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins në SHBA, është përhapur në të paktën 169 vende dhe rajone.

Nga pothuajse 312 mijë raste të konfirmuara, numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 13 mijë, ndërsa rreth 94 mijë janë shëruar.

Italia, Kina, Irani dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të prekura.

Pavarësisht numrit në rritje të rasteve, shumica e njerëzve që kontraktojnë koronavirusin vuajnë simptoma të buta para se të shërohen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit