Italianët: Salvini, ky është lideri i vërtetë!

Mos i humb

 

Shumica e italianëve e mbajnë Matteo Salvini, kreu i partisë anti-imigracionit të Liga-s, si kryeministrin e vërtetë dhe vetëm një i intervistuar në gjashtë beson se kryeministri Giuseppe Conte është i vërteti – rezultoi nga një sondazh i publikuar të premten.

Një anketë mujore në La Repubblica-s tregon se 58 për qind e të anketuarve e konsiderojnë Salvinin si liderin e vërtet italian, ndërsa 16 për qind e zgjodhën Conten dhe 14 për qind Luigi Di Maio, i cili udhëheq lëvizjen anti-establishment të 5 Yjeve.

Salvini dhe Di Maio janë zv.kryeministra në qeverinë e koalicionit të Conte, i cili filloi të qeveriste në qershor.

Salvini ka një prani masive në rrjetet sociale, radio dhe televizion, të cilat i përdor për të nxitur politikën anti-emigracion të partisë së tij.

Salvini gjithashtu mori pozitën e Conte si politikani më i njohur italian, duke marrë 60 për qind të mbështetjes në tetor, si dhe në shtator.

Ndërkohë, mbështetja ndaj kryeministrit Conte ra nga 61 për qind në 59 për qind.

Shumica e votuesve të partive opozitare thanë se Salvini  konsiderohet si kreu i vërtetë i qeverisë, duke përfshirë 70 për qind të Partisë Demokratike dhe 51 për qind të Forza Italia të ish-kryeministrit Silvio Berluskoni.

Edhe midis anëtarëve të Lëvizjes 5 Yje, 35 për qind e quajtën Salvinin si liderin e vërtetë, vetëm dy për qind më pak se Di Maio. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit