Ivanka Trump, kundër të atit: aspak dakort me gjuhën anti-emigrant

Mos i humb

Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump, e ka kundërshtuar ligjërimin e ashpër të babait të saj mbi çështjen e imigracionit dhe medias, njoftuan agjencitë.

Ajo tha se e ka përjetuar shumë keq ndarjen prindër-fëmijë në kufirin meksikan, masë e ndërmarrë javë më parë, e cila u bën çështje ditë në median botërore.  “Ishte një nga momentet më të këqija, të cilat i ka përjetuar që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë”, tha Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA, dhe këshilltare e tij.

“Unë kam një qëndrim krejt tjetër, shumë të fortë, dhe e kundërshtoj fuqishëm ndarjen e familjes”, tha Ivanka.

Sipas saj, “emigracioni është një temë tepër komplekse”. Unë vetë, siç tha ajo, “jam bije emigrantësh”, duke kujtuar se si nëna e saj, Ivana u rrit deri në ish-Çekosllovaki.

“Por ne jetojmë në sundimin e ligjit dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos për të inkurajuar sjellje që çojn fëmijët në rrezik”, tha Ivanka Trump.

Në një distancim tjetër nga babai i saj, ajo tha se ajo nuk i konsideronte gazetarët “armiqtë e popullit”.

Ivanka Trump, me bashkëshortin e saj Jared Kushner, që të dy bëjnë konsulencë të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit