Ivanov: Gjëja e vetme që të rinjtë nuk do ta mësojnë pa librat është durimi

Mos i humb

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, duke folur për problemet dhe parashikimet e brezit të ri të sotëm, tha se “Gjenerata Y të gjitha njohuritë i mban me vete dhe nuk është e detyruar t’i mbajë në mend. Gjëja e vetme që ata nuk do të mund të mësojnë pa librat është durimi”.

Ivanov, i cili e vizitoi Këshillin e Arsimit të Lartë të Turqisë (YÖK), mori pjesë në konferencën “Vështirësitë dhe mundësitë e arsimit të lartë në mijëvjeçarin e tretë” të organizuar në sallën e konferencave të YÖK-ut.

Ai, duke treguar se në vitet e kaluara bashkë me kryetarin e YÖK-ut, Prof. Dr. Yekta Saraç, kanë marrë vendim që të organizojnë një konfrencë në lidhje me këtë temë, një pjesë të fjalimit të tij e ndau për vështirësitë dhe pritjet e gjeneratës së ashtuquajtur Y, gjenerata e re që janë lindur mes viteve të 80-ta dhe 90-ta.

“Gjenerata jonë ishte e detyruar që çdo gjë të mësojë, të mbajë mend nga librat, dhe ishte e detyruar të grumbullojë libra. Ndërkaq, gjenerata Y të gjitha njohuritë i mban me vete dhe nuk është e detyruar t’i mbajë në mend. Gjëja e vetme që ata nuk do të mund të mësojnë pa librat është durimi”, tha presidenti Ivanov.

Duke theksuar më tej se pa durim nuk mund të arrihet në njohuri dhe se për këtë aryse gjenerata Y nuk ka prodhuar filozofë, presidenti i Maqedonisë tha: “Në këtë periudhë, filozofia u ka mbetur atyre që kanë kohë të lirë. Ata që kanë kohë të lirë flasin për çështjet si morali dhe etika. Fatkeqësisht, kjo u zvogëlua tek të rinjtë e kësaj periudhe”.

“Gjenerata jonë u rrit në periudhën e shteteve sovrane. Por të rinjtë e sotëm janë në prirje që të përmbushin nevojat e tyre pa ndërmjetësimin e shtetit. Bota është lidhur ndërmjet vete si një rrjet i neuronëve përmes Facebook, Twitter, Instagram dhe Linkedin.” tha Ivanov, duke theksuar se në gjeneratën e kaluar, ka qenë prezente filozofia e konsumimit të njohurive, ndërsa tek gjenerata Y shkëmbimi i njohurive.

Edhe akademia duhet të transformohet

Ivanov gjithashtu tha se urbanizimi është përshpejtuar dhe se është rritur migracioni në qytetet e mëdha. Ai tha se me punësimin e intelegjencës artificiale dhe të robotëve është rritur papunësia.

Duke u shprehur se transformimi në qytetet dhe në gjeneratën e re duhet të të zbatohet tek arsimi dhe akademia, Ivanov theksoi se “Kjo shkakton zhvillimin e modeleve të arsimit alternativ të përshtatur ndaj nevojave të gjeneratave të reja audiovizuele të cilat jetojnë në epokën e katërt të revolucionit industrial”.

Ivanov vuri në dukje se sistemi i sotëm i arsimit është shfaqur në Prusi i quajtur si sistemi Humbold, duke shtuar se arsimi tashmë është me dy kahje dhe se edhe ata të cilët kërkojnë arsim nëpërmjet intelegjencës artificiale dhe algoritmave në të njëjtën kohë mund të kryejnë edhe detyrë mësuesi.

“Të rinjve duhet t’u mësohet edhe kultura që i përkasin”

Presidenti Ivanov më tutje theksoi se toleranca në Evropë nënkupton “nuk tolerojmë atë që mendojmë se është e pakëndshme”. Ivanov tha se në shoqëritë lindore në vend të kësaj gjendet një filozofi më e lartë e cila është “respekti”.

“Gjatë historisë, nëpërmjet spastrimit etnik dhe dhunës fetare, është munduar të ndryshohet shumëllojshmëria. Por, ashtu siç natyra ka gjetur mënyrën për rindërtimin e saj, edhe gjeneratat e ardhshme do të realizojnë nevojën për krijimin e diversitetit dhe respektit. Perandoria Osmane ishte e fundit e perandorive lindore e cila kishte jetuar dhe inkurajuar këtë diversitet”, tha Ivanov, i cili shtoi se perandoritë lindore kanë krijuar një “sistemi të miletit” i cili respekton diversitetin.

Gjithashtu, duke dhënë një shembull për respektin nga Maqedonia, Ivanov tha: “Transmetimi i parë televiziv në gjuhën turke në botë është bërë nga Maqedonia në kohën e Jugosllavisë. Mesazhet e para në hapësirë në gjuhën turke janë dërguar nga Shkupi dy vjet para se të themelohet TRT”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit