Ivanov: Investimi në mbrojtje është prioritet që qeveria patjetër ta ndjek

Mos i humb

 

Në prani të kreut shtetëror dhe ushtarak, përfaqësuesve të korit diplomatik dhe personaliteteve të tjera me renome, para Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt ceremonia qendrore me rastin e 18 Gushtit, Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM).

Në këtë ceremoni qendrore për shënimin e Ditës së ARM-së, nga ana e ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ishin të ftuar ministra në Qeveri, deputetë në Kuvend, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në vend, si dhe mysafirë të lartë nga shumë institucione.

Me dekret të presidentit të shtetit dhe komandantit suprem të forcave të armatosura, Gjorge Ivanov, gjatë ceremonisë gjenerali Vasko Gjurçinovski u emërua kryeshef i Shtatmadhorisë së ARM-së. Gjurçinovski vjen në vendin e gjeneral-nënkolonelit Metodija Veliçkovski të cilit i përfundon mandati trevjeçar.

Presidenti Ivanov me Dekoratë për shërbime ushtarake dekoroi batalionin e parë të mekanizuar të këmbësorisë nga brigada e parë e mekanizuar dhe batalionin për lidhje, ndërsa u lexuan edhe urdhra për avancimin e eprorëve në akte më të larta të oficerëve, u ndanë pllakëza, distinktivë, mirënjohje për bashkëpunëtorë dhe organizata me të cilat bashkëpunojnë Ministria e Mbrojtjes dhe ARM-ja.

Presidenti Ivanov në adresimin e tij para të pranishmëve deklaroi se fundi i luftës së ftohtë krijoi një iluzion se konfliktet janë më të besueshme, ndërsa ushtritë janë më pak të nevojshme. Ai theksoi se shumë prej tyre u bënë rob të retorikës se harxhimet në mbrojtje janë shpenzim në vend të investimit, por realiteti, tha ai, ka zakonin e deshifrimit të iluzioneve të ndërtuara.

“Në tre vitet e kaluara pamë vetëm fillimin e krizës së emigrantëve me të cilën do të ballafaqohemi gjatë gjithë jetëve tona. Rriten kërcënimet nga individët dhe grupet radikale, që kanë për qëllim t’i shfuqizojnë vlerat tona dhe mënyrën se si duam të jetojmë. Në Ballkan përsëri flitet për korrigjim të kufijve, për shkëmbim të territoreve dhe popullatave. Sikur të harrohet mësimi se çdo plan për korrigjim të kufirit në Ballkan krijon një reagim negativ. Precedentët në Ballkan përdoren dhe do të përdoren për qëllime të tjera në Evropën Lindore, Kaukaz, Lindjen e Mesme, Afrikë Veriore. Këto janë sfida serioze që kërkojnë investime serioze. Për këtë qëllim, investimi në mbrojtje është prioritet që qeveria patjetër ta ndjek”, deklaroi Ivanov.

Nga ana tjetër, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në adresimin e saj para të pranishmëve theksoi se ARM-ja ishte diplomati i heshtur që ndihmoi në marrjen e thirrjes për anëtarësim të vendit në NATO. Ajo shprehu mirënjohje ndaj ushtrisë maqedonase e cila, siç tha ajo, në mënyrë të vërtetë e përfaqëson shtetin në planin ndërkombëtar.

“17 gushti është datë e bukur për të përmbledhur verën në të cilën si shtet, Ministri e Mbrojtjes dhe Armatë e Republikës së Maqedonisë arritëm hapin e madh, thirrjen për anëtarësim në NATO dhe mundësinë unike për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian. Tani jemi në fillim të fundit të arritjes së këtyre prioriteteve strategjike”, tha ministrja Shekerinska.

Sipas saj, ARM-ja me angazhimin në reforma, profesionalizëm dhe me arritjen e rezultateve ka kontribuar që Maqedonia të bëhet partner i vlefshëm dhe i dëshiruar i Aleancës së NATO-s.

Mëngjesin e sotëm, në varrezat e qytetit në Butel të Shkupit shumë delegacone me nderime ushtarake vendosën kurora me lule në varrezat e partizanëve, në varrin e ish-presidentit Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro Gligorov dhe në varrin e gjeneralit Mihailo Apostollski.

Më 18 gusht të vitit 1943 në Sllavej Pllanina, në rajonin e Debarçes, u formua batalioni “Mirçe Acev”, i cili konsiderohet si formacioni i parë i organizuar ushtarak i LNÇ-së së Maqedonisë. Dita e formimit të batalionit konsiderohet si ditëlindja e ARM-së, e cila këtë vit shënon 26 vjetorin e themelimit të saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit