Ivanov në Forumin Global për Lidership në Stamboll

Mos i humb

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka marrë pjesë në Forumin Global për Lidership me temën “Aleancat strategjike dhe kuptimi i ri i lidershipit në kushte të baraspeshës globale të forcave” organizuar nga Universiteti Bahçeşehir në Stamboll.

Ivanov gjatë fjalimit të tij në programin e mbajtur në kampusin e Universitetit Bahçeşehir tha se marrja e fjalës në këtë forum është krenari për të.

Ai tha se Turqia gjithmonë ka përdorur si parim emrat kushtetues të shteteve dhe u falënderua për këtë.

Ivanov tha se në ditët tona në vend të vlerave të përhershme kanë dalë në shesh vlerat e paqëndrueshme. “Ne nuk jemi duke e kuptuar potencialin e botës së re. Ja, në këtë botë njerëzit e rinj në të vërtetë po ndajnë filozofi dhe ekonomi”, tha presidenti i Maqedonisë.

Ivanov u shpreh se të rinjtë po e ndjejnë fuqinë e hapësirave kibernetike duke shtuar se këtu po flitet për një bibliotekë virtuale. Duke vënë në dukje se së bashku me të rinjtë ka lindur një botë e re, Ivanov theksoi se ky sistem i mrekullueshëm ka hapur rrugën për një sistem tjetër të mrekullueshëm.

Sipas tij, në vend të tregimit të problemeve, nevojitet gjetja e zgjidhjes së tyre. “Kemi përgjegjësi. Ne duhet të ofrojmë vlera etike dhe morale për ata që vijnë pas nesh. Ata nuk duhet të frikësohen nga e panjohura por në mënyrë shumë të guximshme duhet të ballafaqohen që në fund të mund të lëvizin në mënyrë të qetë”, tha Ivanov.

Presidenti Ivanov potencoi nevojën e demonstrimit të rrugës së lidershpit tek njerëzit.

Pas fjalimit të tij, Ivanovit iu nda pllaketë nga kryetari i Bordit Këshillimor për Lidership dhe ish kryetarit të Parlamentit të Turqisë, Koksal Toptan./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit