Ivanov-Radev: Marrëdhëniet tona të jenë shembull për Ballkanin

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, i cili qëndron për vizitë zyrtare dy-ditore në Maqedoni, pas takimit të mbajtur në rezidencën presidenciale “Villa Vodno” në Shkup, deklaruan se duan që marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve fqinje të jenë shembull për të gjithë vendet e rajonit të Ballkanit.

Pas takimit të delegacioneve të të dy vendeve të udhëhequr nga presidentët e të dy vendeve, Ivanov dhe Radev u adresuan në një konferencë të përbashëkt për media. Ivanov tha se vizita e homologut të tij bullgar është një konfirmim i një përkushtimi për një promovim konstruktiv të marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti Ivanov theksoi se Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, e nënshkruar vitin e kaluar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, krijon një hapësirë për bashkëpunim më të madh.

“Ne duam që marrëdhëniet tona të jenë shembull i marrëdhënieve midis vendeve të Ballkanit në mënyrë që të thellohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në takimin e sotëm me presidentin Radev, biseduam për cilat fusha mund të arrijmë më së shumti besim të ndërsjellë, më shumë marrëveshje të nënshkruara në fushat në të cilat ka interes dhe kjo kryesisht është fusha e mbrotjes”, deklaroi Ivanov.

Ai theksoi se kriza e emigrantëve ka treguar se ka nevojë të domosdoshme për shkëmbimin e informacionit në fushën e inteligjencës, sepse siç tha ai, ka kërcënime serioze me të cilat duhet të përballen bashkarisht, për të vepruar në parandalimin e kërcënimeve të mundshme në rajon.

“Kjo është arsye pse kemi hapur temën, për të inicuar përfshirjen e një Marrëveshjeje për partneritet strategjik midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, marrëveshje me të cilën Maqedonia tashmë e ka me SHBA-të dhe Turqinë. Mendojmë se kjo marrëveshje do ta konfirmojë përcaktimin e marrëdhënieve të ngushta midis dy vende tona të cilat tashmë janë arritur me Marrëveshjen për miqësi”, deklaroi Ivanov.

“Për Maqedoninë, presidenca bullgare me BE-në është mundësi reale”

Me presidentin Radev, ai tha se gjithashtu kanë biseduar strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Europian (BE), e cila, sipas tij, është kryesisht meritë e Bullgarisë.

“Mundësi reale për Maqedoninë gjatë kohës së presidencës së Bullgarisë për të filluar negociatat për anëtarësim në BE dhe reale është të presim ftesë për anëtarësim në NATO në samitin që do të mbahet këtë verë. Përshëndesim iniciativën e Bullgarisë për të ndihmuar integrimin evropian dhe euroatlantik dhe për gjithçka që Bullgaria ka bërë në proceset integruese për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO”, tha Ivanov.

Ai bëri të ditur se me homologun e tij bullgar kanë biseduar edhe për bashkëpunimin rajonal, duke theksuar se Maqedonia dhe ai personalisht do të jetë pritës i Procesit Bërdo-Brioni në muajin prill, kur siç tha ai, pret kontributin e Bullgarisë në këtë bashkëpunim rajonal, sepse samiti përkon në një kohë kur Bullgaria kryeson Këshillin Europian.

Përveç kësaj, Ivanov njoftoi se është biseduar edhe për lidhjen infrastrukturore dhe bashkëpunimin rajonal. Ai theksoi se në këtë kontekst është shumë i rëndësishëm Korridori 8 dhe lidhjet hekurudhore si dhe ndërtimin e autostradës dhe infrastrukturës rrugore.

I pyetur për gatishmërinë e të dy palëve për një komision që do të përcaktojë festat të cilat së bashku do t’i festojnë Maqedonia dhe Bullgaria, Ivanov u përgjigj se çështja është diskutuar me presidentin Radev dhe se mendon se është e nevojshme që marrëveshja e nënshkruar për miqësi të shikohet nga perspektiva e të ardhmes së të dy vendeve.

Nga ana tjetër, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, përshëndeti inciativën e homologut të tij maqedonas për nënshkrimin e një marrëveshje të re për partneritet strategjik, duke theksuar se ajo do të kontribuojë për një siguri më të madhe për të gjithë aktorët e rajonit.

“Kemi mundësi historike të thyejmë një paradoks në marrëdhëniet tona. Ato janë marrëdhëniet miqësore, familjare dhe të gjitha marrëdhëniet tjera midis njerëzve nga të dyja anët e kufirit. Ndërsa nga ana tjetër mungon besimi i mjaftueshëm politik. Mendoj se ajo tashmë do të mbetet në histori dhe është me rëndësi të madhe që në nivel të lartë politik të kemi kontakte të rregullta dhe të afërta”, porositi Radev.

Radev, tha se Presidenca e Bullgarisë me Bashkimin Europian (BE) jep një mundësi historike për të gjitha vendet e rajonit për një perspektivë europiane.

“Sa i përket perspektivave të integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, Bullgaria gjithmonë ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm për këtë perspektivë tuajën. Por, kuptohet ka edhe shumë për të punuar në fusha të ndryshme ndërsa Maqedonia gjithmonë mund të mbështetet te Bullgaria për ndihmën e ekspertëve dhe çfarëdo lloji tjetër të ndihmës në të gjitha fushat”, deklaroi Radev.

“Marrëveshja e nënshkruar midis dy vendeve shkatërroi skepticizmin”

Radev theksoi dialogun aktiv të vitit 2017 midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, duke e quajtur më aktiv se kurrë më parë në histori dhe me rezultat nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

“Me presidentin Ivanov konstatuam se vetëm disa muaj pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, kemi rritje të shkëmbimit të mallrave dhe qarkullimit turistik. Është me rëndësi se kjo marrëveshje e shkatërroi skepticizmin, mosbesimin dhe frikën në marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, tha Radev.

Ai theksoi se kjo marrëveshje e nënshkruar mes dy vendeve fqinje nuk duhet të mbetet vetëm një fjalë e shkruar në letër, por të jetë proces i pandërprerë që do të avancohet.

“Perspektiva europiane e Maqedonisë varet nga trajtimi i të kalurës tonë të përbashëkt”

Në lidhje me hartimin e komisioneve të ekspertëve midis dy vendeve, Radev tha se nga të dyja anët është duke u punuar në mënyrë intensive. Ai theksoi se është me rëndësi të madhe që Komisioni për çështje historike dhe të arsimit sa më shpejtë të vlerësojë nëse ka çështje të diskutueshme midis dy vendeve fqinje dhe si ato mund të zgjidhen.

“Ne kemi një të kaluar të përbashkët dhe me vetë trajtimin e asaj të kaluare varet perspektiva evropiane e Maqedonisë. Ne në mënyrë unike kemi dëshmuar se dy vende që kanë të kaluar të përbashkët mund t’i zgjidhin problemet që të kenë një të ardhme të përbashkët. Kështu që, kur punojnë në lidhje me të kaluarën tonë të mos harrojnë se fokusi i përgjithshëm në stomakun tonë është e ardhmja jonë”, deklaroi Radev.

“Emri i ri të mos përmbajë përcaktim gjeografik që është pjesë e territorit të Bullgarisë”

I pyetur për mosmarrëveshjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë nëse Bullgaria do të vendos sanksione ndaj Maqedonisë nëse nuk pajtohet me ndonjë emër të ri të mundshëm, presidenti bullgar theksoi se vendi i tij nuk është duke diskutuar për asnjë far lloji të sanksioneve ndaj vendit të tij fqinj.

“Zgjidhja e emrit do të bëhet nga bisedime dhe negociata të sinqerta që janë duke u zhvilluar midis dy vendeve, Maqedonisë dhe Greqisë. Por, kuptohet se këto bisedime na prekin edhe neve, anën bullgare. Ne e kemi thënë qartë se vendosmëria jonë është që emri i ri të mos përmbajë përcaktim gjeografik që është pjesë e territorit të Bullgarisë”, deklaroi Radev, duke shprehur shpresën se do të gjendet një zgjidhje e arsyeshme që do të jetë në interes të të dy palëve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit