Izetbegoviç: Mbështesim vazhdimin e bashkëpunimit BeH-Turqi-Serbi

Mos i humb

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç pas takimit me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i cili ndodhet për vizitë në BeH deklaroi se “Vitin e kaluar shkëmbimi tregtar midis dy vendeve tona është rritur në rreth 800 milionë dollarë amerikanë që është dy herë më shumë në krahasim me situatën e katër viteve të fundit”.

Ai potencoi se kjo është hera e dytë brenda këtij viti që takohet me presidentin Erdogan, njëherë në Stamboll dhe tani në Sarajevë.

“Turqia dhe BeH kanë marrëdhënie të shkëlqyera, Turqia është pranë nesh në aspiratat tona kur është fjala për anëtarësimin në BE, NATO, kur është fjala për ekonominë e BeH. Ndërsa BeH është me Turqinë kur është fjala për stabilitetin e asaj pjese të rajonit dhe ju përgëzojmë për forcën që tregoni atje, duke stabilizuar mundësitë jo vetëm për Turqinë, por për Europën në tërësi”, tha Izetbegoviç.

Siç tha ai, Turqia ka arritur të kujdeset për refugjatët në mënyrë humane.

“Ju jeni duke luftuar terroristët e DEASH-it, FETO-s dhe PKK-së. Operacionet tuaja ushtarake që keni pasur në kufijtë e Turqisë nuk kanë pasur viktimat të shumta, ato ushtarakisht ishin shumë të suksesshme. Turqia dhe BeH kanë numrin më të madh të marrëveshjeve në mënyrë që bashkëpunimi ekonomik është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Në vitin e fundit, tregtia midis dy vendeve tona është rritur në pothuajse 800 milionë dollarë amerikanë, që është dy herë më shumë krahasuar me situatën e katër viteve të fundit”, tha Izetbegoviç.

Ai shprehu shpresën se Marrëveshja e Re e Tregtisë së Lirë do ta forcojë më tej këtë bashkëpunim.

“Kështu që së shpejti do të tejkalojmë shkëmbimin tregtar prej një miliard euro”, tha Izetbegoviç.

“Veçanërisht një rëndësi të veçantë e ka marrëveshja në lidhje me kuotën e mishit që do të përcaktohet dhe fiksohet në 8.000 ton në vit të eksporteve në Turqi me çmime preferenciale”, shpjegoi Izetbegoviç.

Projekti më i rëndësishëm që ata diskutuan sot është ndërtimi i një unaze midis Sarajevës dhe Beogradit. Izetbegoviç tha se studimi i fizibilitetit i kryer nga pala turke nuk ishte optimist për nyjën jugore, pasi nuk ka frekuencë të madhe nga Gorazda.

“Kështu, ndoshta do të duhet të vendosim të shkojmë për një version disi më të lirë të autostradës”, theksoi Izetbegoviç.

Ai gjithashtu njoftoi se tenderi do të hapet në verë, i cili do të përcaktojë investimet apo ndërtuesit.

“Ne mbështesim bashkëpunimin bilateral ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës, Turqisë dhe Serbisë dhe shpresojmë se këtë verë do të kemi një takim. Vizita, e cila duhej të ishte zyrtare, u kthyer në vizitë punë”, thekson kryesuesi i Presidencës së BeH-së.

Sipas tij, linja kreditore turke ka dhënë efekte të jashtëzakonshme dhe ka angazhuar mijëra të kthyer në Republikën Sërpska dhe në Federatën e BeH-së.

“Unë mendoj se së shpejti do të kemi një përgjigje nga pala turke për vazhdimin e linjës” tha Izetbegoviç.

Ai njoftoi presidentin Erdogan për situatën në BeH, dhe ai është i mendimit se imazhi që paraqitet në botë është më i keq nga si qëndron situata në të vërtetë.

“Ne ndjekim rajonin kur është fjala për ekonominë, askund nuk mbetemi prapa. BeH është vendi me borxhe më të ulta në Europë”, shtoi Izetbegoviç.

Erdogan pas takimit në Presidencë do të vendos lule mbi varrin e presidentit të parë të BeH-së Alija Izetbegoviç ndërsa më pas do të marrë pjesë në Kongresin e 6-të të Unionit Europian të Demokratëve Turq (UETD), i cili do të mbahet në sallën olimpike “Juan Antonio Samaranch” në Sarajevë.

Pas Kongresit, presidenti Erdogan do të vizitojë Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS), ku do të nderohet me Doktoraturë nderi./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit