Izetbegoviç: Mlladiç është kriminel e kurrfarë heroi

Mos i humb

Anëtari i Kryesisë së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, në një deklaratë pas dënimit me burg të përjetshëm të Ratko Mlladiq ka thënë se shpreson që ky vendim do të sjell kthjelltësim të së kaluarës.

“Gjykatësi tha se Mlladiç në tërë botën do të mbahet në mend si kriminel. Por, jam i bindur se shumica e serbëve të Bosnjës nuk identifikohen me Mlladiçin dhe nuk i arsyetojnë veprimet e tij”.
“Ky bagazh nuk mund të bartet në të ardhmen. Duhet që të hiqet hipoteka e krimeve nga populli dhe fokusimi të bëhet në individë, sepse kjo është garanci e ardhmërisë së mirë të popujve në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Mlladiq është kriminel dhe qyqar”.

“Për hir të raporteve të mira fqinjësore asnjë popull nuk duhet t’i nderojë kriminelët e luftës dhe t’u ngriten përmendore”.

“Ratko Mlladiç nuk është kurrfarë heroi”/Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit