Izraelitët që cenojnë karantinë të koronavirusit mund të përballen deri me shtatë vjet burg, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë, (AA).
Në një njoftim, Ministria tha se rreth 50 persona që kishin vizituar vendet e Azisë Lindore nuk ndoqën një procedurë karantine 14 ditore pas kthimit të tyre.
Ata që shkelin vetë-karantinën në shtëpitë e tyre nga pakujdesia, do të dënohen me tre vjet burg, thuhet në njoftim.
Ministria po ashtu u bëri thirrje izraelitëve që të raportojnë ata që nuk ndjekin udhëzimet e karantinës.
Të martën, Ministria e Brendshme njoftoi se të huajt që kanë vizituar Tajlandën, Singaporin dhe Hong Kongun si dhe Macaon nuk do të lejohen të hyjnë në vend.