Izrael, arrin afër 1.000 numri i rasteve ditore me COVID-19

Mos i humb

Në një deklaratë me shkrim nga ministria e shëndetësisë thuhet se me vdekjen e dy personave të diagnostikuar me COVID-19 arrin në 324 numri gjithsej i vdekjeve.

Në 24 orët e fundit në vend u përcaktuan 966 persona me COVID-19 duke e rritur në 26.452 numrin gjithsej të rasteve.

Kjo është regjistruar si shifra më e lartë e rasteve ditore në Izrael që nga 21 shkurti kur u përcaktua virusi në vend.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se 58 nga të sëmurët janë në gjendje të rëndë, ndërsa numri i personave të shëruar ka arritur në 17.481.

Rritje e fortë në numrin e rasteve aktive

Në ditët e fundit në Izrael për shkak të rritjes së rasteve të reja po përjetohet shqetësimi për valën e dytë në pandemi.

Numri i rasteve të cilat ranë nën 2 mijë muajin e kaluar, me rritjet e regjistruara në ditët e fundit kanë arritur në 8.647.

Pas rënies nën 20 i rasteve ditore muajin e kaluar në Izrael u hoqën shumica e masave të COVID-19.

Në vend filloi sërish arsimi nëpër shkolla i cili ishte pezulluar për shkak të pandemisë, po ashtu u hapën edhe bizneset duke përfshirë qendrat tregtare, tregjet dhe restorantet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit