Izrael, arrin në rreth 3.500 numri i rasteve me Covid-19

Mos i humb

Numri i rasteve me koronavirus në Izrael është rritur në 3.460 pas konfirmimit të 425 rasteve të reja, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Në deklaratën me shkrim të ministrisë thuhet se 50 prej të rasteve janë në gjendje të rëndë ndërsa 89 persona janë shëruar.

Deri më tani në vend për shkak të Covid-19 kanë vdekur 12 persona.

Në kuadër të masave të marra kundër Covid-19, më parë në vend është ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat si dhe janë ndaluar aktivitetet dhe takimet në mjedise të mbyllura dhe publike që tejkalojnë numrin mbi 10 persona.

Gjithashtu duke filluar nga 15 marsi është vendosur mbyllja e shumë bizneseve me përjashtim të marketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave.

Qeveria e Tel Avivit, për shkak të Covid-19 ka ndaluar hyrjen e të huajve në vend përveç atyre që banojnë në Izrael.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit