Izrael, numri i rasteve me koronavirus rritet në 1,238

Mos i humb

Izraeli sot ka konfirmuar 135 raste të reja të koronavirusit të ri, duke sjellë numrin e infeksioneve në 1.238, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi,(AA).

Në një deklaratë të Ministrisë thuhet se 24 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa 37 janë shëruar nga virusi.

Izraeli konfirmoi vdekjen e parë nga sëmundja të premten.

Izraeli ka ndërmarrë disa masa për të ndaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë mbylljen e kafeneve, restoranteve, hoteleve, qendrave tregtare dhe vendeve të argëtimit.

Javën e kaluar, qeveria izraelite vendosi të gjurmojë pacientët e konfirmuar dhe të dyshuar me koronavirus duke monitoruar telefonat e tyre celularë si pjesë e luftës kundër virusit.

Virusi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 167 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin një pandemi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit