Izraeli arrestoi mbi 900 fëmijë palestinezë këtë vit

Mos i humb

Forcat izraelite këtë vit kanë arrestuar 908 të mitur palestinezë nën moshën 18 vjeçe në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi Komiteti i të Burgosurve Palestinezë.

Nga 908 fëmijët palestinezë të arrestuar nga janari i këtij viti, 270 janë duke u mbajtur në burgjet palestineze, njoftoi komiteti përmes një deklarate me shkrim.

Siç thuhet, ushtarët izraelitë arrestojnë fëmijët palestinezë duke i marrë ata nga shtëpitë ku qëndrojnë me familjet e tyre gjatë bastisjeve që organizojnë në mesnatë.

Deklarata vë në dukje se të miturit palestinezë torturohen për të nënshkruar pranimin e fajit të përgatitur nga forcat izraelite, ndërkohë që këta fëmijë privohen nga e drejta e arsimimit, kurse disa të tjerëve nuk u lejohen as takime me familjet e tyre.

Trupat izraelite arrestojnë fëmijët palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor me akuza të ndryshme, përfshirë edhe gjuajtjen e gurëve.

Sipas një raporti të mëparshëm të Komitetit të të Burogsurve Palestinezë, në burgjet izraelite vuajnë rreth 350 fëmijë palestinezë.

Ndërkohë, Lëvizja Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve-Palestinë dje njoftoi se forcat izraelite këtë vit kanë martirizuar 52 fëmijë palestinezë, përfshirë 46 në Rripin e Gazës dhe gjashtë në Bregun Perëndimor.

Në vitin 2015, Izraeli miratoi një ligj që lejon arrestimin e fëmijëve nën moshën 12 vjeçe, nxjerrjen e tyre para gjykatës dhe heqjen e lirisë nën masën e quajtur “burgim administrativ”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit