Izraeli arreston 17 palestinezë në Bregun Perëndimor

Mos i humb

 

 

Ushtria e Izraelit ka arrestuar 17 palestinezë në Bregun Perëndimor.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria e Izraelit thuhet se palestinezët janë arrestuar nën dyshimet “për përfshirje në aktivitetet e rezistencës popullore”.

Në deklaratë po ashtu thuhet se forcat e sigurisë kanë dërguar palestinezët e arrestuar në hetime.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor të pushtuar, ku nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.

Sipas burimeve zyrtare palestineze, në burgjet izraelite ndodhen rreth shtatë mijë palestinezë, prej të cilëve 62 gra, 450 të burgosur administrativ, 12 deputetë dhe 300 fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit