Izraeli arreston 18 palestinezë në Bregun Perëndimor

Mos i humb

Forcat izraelite kanë arrestuar 18 palestinezë gjatë bastisjeve të mbrëmshme në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë të ushtrisë izraelite, thuhet se të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin për “përfshirje në aktivitetet terroriste.”

Ushtria izraelite shpeshherë bën fushata të arrestimeve të shumëfishta në Bregun Perëndimor, me pretendimin se synon palestinezët e kërkuar nga forcat e rendit.

Sipas figurave zyrtare palestineze, mbi 6.300 palestinezë aktualisht mbahen në burgjet izraelite./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit