Izraeli arreston 19 palestinezë në Bregun Perëndimor

Mos i humb

 

 

Forcat izraelite kanë arrestuar 19 palestinezë në ndërhyrjet njëditore në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas ushtrisë izraelite.

Palestinezët u arrestuan nën dyshimet “për përfshirje në aktivitetet terroriste popullore”, thuhet në deklaratën u ushtrisë të martën, pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Arrestimet erdhën në kulmin e tensioneve përgjatë kufirit të Rripit të Gazës, ku u martirizuan 59 palestinezë nga forcat izraelite gjatë tubimeve që shënojnë përvjetorin e Nakbas dhe zhvendosjen e Ambasadës së SHBA-së nga Tel Avivi në Kuds.

Protesta më të mëdha palestineze priten të martën, kur shënohet 70 vjetori i krijimit të Izraelit, një ngjarje që palestinezët i referohen si “Nakba” ose “Katastrofa”.

Sipas shifrave zyrtare palestineze, rreth 6500 palestinezë aktualisht ndodhen në burgjet izraelite, duke përfshirë 62 gra dhe rreth 350 të mitur.

Ushtria izraelite kryen shpesh arrestime në gjithë Bregun Perëndimor të okupuar me pretekstin e kërkimit të palestinezëve “të kërkuar”. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit