Izraeli arreston gazetarin palestinez bashkëpunëtor të TRT-së

Mos i humb

 

 Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të okupuar kanë arrestuar gazetarin e pavarur palestinez Ibrahim Rantisi i cili ofronte shërbime edhe për servisin në gjuhën arabe të televizionit shtetëror turk TRT, duke u bërë gazetari i gjashtë palestinez që arrestohet nga forcat izraelite brenda një jave të fundit.

Vëllai i Rantisit, Fahri Rantisi, tha për AA se ushtarët izraelitë kanë arrestuar vëllanë e tij pas një bastisjeje në shtëpinë e tij në qytezën Rantis në afërsi të Ramallahut.

Sipas burimeve palestineze, Rantisi ofronte shërbime edhe për TRT në gjuhën arabe.

Të hënën e kaluar, forcat izraelite në Ramallah arrestuan katër gazetarë palestinezë që punonin për televizionin “Al-Quds” me qendër në Liban, ndërsa më 1 gusht arrestuan në fshatin Zavata arrestuan nga shtëpia një gazetar me detyrë në agjencinë e lajmeve “Quds Press”.

Komiteti për Mbështetjen e Gazetarëve, që mbledh nën një çati gazetarët dhe shkrimtarët nga bota arabe, në fillim të muajit njoftoi se numri i gazetarëve palestinezë në burgjet izraelite ka arritur në 27, prej të cilëve dy janë të sëmurë dhe pesë mbahen nën masën e ashtuquajtur burgim administrativ.

Sipas të dhënave të Komitetit të të Burgosurve Palestinezë, në burjget izraelitë gjenden rreth gjashtë mijë palestinezë, prej të cilëve 513 janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit