Izraeli bombardon Damaskun, 7 të vrarë

Mos i humb

Të dënuar për vjedhje me dhunë, OFL iu con formular për deklarim pasurie 3 personave në Tiranë

OFL vazhdon të dërgojë formularë për deklarim të pasurisë tek personat e dënuar për vepra të rënda kriminale. Këtë...

Belgjika ndalon udhëtimin në tri kantone të Zvicrës

Belgjika ka ndaluar udhëtimet në kantonet Vaud, Valais dhe Gjenevë. Kantonet janë në listën e kuqe të Ministrisë së Punëve të Jashtme...

Pjerin Ndreu kundër aktit normativ, mbështet pronarët e lokaleve

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu del kundër aktit normativ të qeverisë për ndalimin e organizimeve të dasmave në lokale për...

Shkarkohet gjyqtarja e Apelit Shkodër, Lindita Hoxha

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha është shkarkuar nga detyra. Hoxha u përball të hënën me Komisionin...

Si pasojë e bombardimit izraelit ndaj kryeqytetit sirian Damask të enjten mbrëma të paktën 7 persona e kanë humbur jetën, përfshirë 4 oficerë iranianë, tha qendra e vëzhgimit sirian, (AA).

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër (SOHR) raportoi, duke cituar burime lokale, se gjatë bombardimit janë vrarë tre anëtarë të regjimit sirian, përfshirë dy oficerë dhe katër iranianë.

Më tej thuhet se raketat izraelite targetuan zonën e Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut.

Grupi gjithashtu tha se sulmet ndodhën pas mbërritjes së një avioni mallrash në zonën e targetuar, duke shtuar se nuk është e qartë “nëse avioni mbërriti nga Irani apo nga një zonë tjetër brenda territorit sirian”.

Agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA raportoi të enjten vonë se mbrojtja ajrore e ushtrisë “interceptoi objektiva armiqësore në hapësirën ajrore të Damaskut”.

Duke cituar një burim ushtarak, SANA shtoi se “mbrëmë në orën 23:45 sipas kohës lokale, ushtria interceptoi raketa armiqësore që vinin nga Lartësitë e okupuara të Golanit të Sirisë ndërsa mbrojtja ajrore e ushtrisë rrëzoi shumë prej tyre para se të arrinin objektivat e tyre”.

“Raketat armiqësore vinin nga Golani i okupuar sirian”, thuhet më tej, duke iu referuar avionëve luftarakë izraelitë.

Zyrtarët izraelitë ende nuk e kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e raportuara.

Që nga shpërthimi i konfliktit në Siri në fillim të vitit 2011, Izraeli ka goditur herë pas here pozicione brenda vendit të shkatërruar nga lufta.

Forcat e mbështetura nga Irani dhe militantët libanezë të Hezbollahut kanë luftuar së bashku me forcat e regjimit sirian që nga viti 2012.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

U hodh në det pas shpërthimit, gjendet i gjallë pas 30 orësh punëtori i Portit të Bejrutit

Punëtori i Portit të Bejrutit u gjet i gjallë pas 30 orëve që kanë kaluar nga shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin e...

Kantoni i Cyrihut do t’i regjistrojë vetë të kthyerit nga vendet e rrezikut

Kantoni i Cyrihut mbledh të dhënat e kontaktit të të gjithë udhëtarëve që kthehen përmes rrugës ajrore nga vendet me rrezik të...

Liban, rritet në 154 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Portin e Bejrutit

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i së martës në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, është rritur në 154, njoftoi ministri i Shëndetësisë...

OKB: Sistemi shëndetësor në Shqipëri mund të shkojë drejt kolapsit.

Sistemi shëndetësor i Shqipërisë mund të kalojë në kolaps, për shkak të pandemisë. Dhe kjo nuk lidhet vetëm pasojat e koronavirusit, por...

Kimioterapia nuk rrezikon të prekurit me COVID-19

Tejmbushja e spitaleve, ankthi ndaj infektimit me Covid-19 dhe frika se kimioterapia mund të ulë mundësitë për të jetuar të pacientëve të...