Izraeli dhe Egjipti nuk lejojnë avionë turq për Gazën

Mos i humb

 

 

Izraeli dhe Egjipti nuk u lejojnë avionëve turq të përdorin aeroportet e tyre për transportimin e palestinezëve të plagosur, tha të mërkurën zëvendëskryeministri turk, Recep Akdag.

Akdağ këto deklarata i bëri në Lefkosa gjatë diskutimit të tij me kryeministrin e Qipros Veriore Turke, Tufan Erhurman, mbi masakrën ndaj palestinezëve nga forcat izraelite përgjatë protestave në kufirin e Gazës.

Ai tha se Turqia fuqishëm e ka dënuar masakrën dhe u ankua për faktin se përpjekjet për të sjellë palestinezët e plagosur në Turqi u penguan nga Izraeli dhe Egjipti.

“Qëndrimi pranë vëllezërve tanë të shtypur është detyrë humane për ne”, shtoi ai duke denoncuar shtypjen nga SHBA dhe Izraeli në Gaza.

Të hënën, të paktën 62 protestues palestinezë ranë dëshmorë, dhe qindra të tjerë u plagosën si pasojë e hapjes zjarr nga ushtria izraelite ndaj protestuesve. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit