Izraeli do të hapë pikën kufitare Kerm Ebu Salim “me kusht të qetësisë”

Mos i humb

Izraeli njoftoi se do të hapë pikën e vetme kufitare të tregtisë Kerm Ebu Salim në Gaza në rast se “vazhdon qetësia”.

“Në rast se sot dhe nesër vazhdon qetësia, ditën e martë do të lejohet të vazhdojnë aktivitetet normale të pikës kufitare Kem Ebu Salim dhe në të njëjtën kohë edhe distanca e gjuetisë (peshkimit) do të rikthehet si më parë”, tha ministri izraelit i mbrojtjes Avigdor Liberman në një deklaratë me shkrim.

“I gjithë çelësi i këtyre është situata e qetë pa konflikte, pa praninë e balonave dhe fluturakeve të ndezura, situatë ku nuk hapet zjarr dhe nuk hidhen raketa”, shtoi Liberman.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një fjalim në takimin e grupit parlamentar të partisë Likud me 9 korrik kishte bërë të ditur se do të vendoseshin sanksione të reja ndaj Hamasit, i cili administron Rripin e Gazës.

Duke vënë në dukje se këto sanksione do t’i nisin me mbylljen e pikës kufitare Kerm Ebu Salim nga ku bëhet hyrja e mallrave tregtare nga Izraeli në Gaza, Netanyahu tha se “Kundër Hamasit do të vendosim menjëherë masat e shtrënguara. Si një hap i rëndësishëm sot do të mbyllim pikën kufitare Kerm Ebu Salim. Për më tepër, do të hedhim edhe hapa të tjerë”.

Izraeli me 17 korrik mbylli plotësisht pikën kufitare Kerm Abu Salim me përjashtim për hyrjen e ushqimeve dhe barnave, si dhe uli distancën e gjuetisë (peshkimit) nga 9 në 3 milje./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit