Izraeli godet dy pika ushtarake të Hamasit në Gaza

Mos i humb

 

 

Avionët luftarakë të Izraelit kanë goditur objektiva ushtarake në veri dhe perëndim të Gazës të cilat i përkasin krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Izzeddin el-Kassam.

Sipas informacioneve nga burimet palestineze të sigurisë, avionët luftarakë të Izraelit kanë goditur me 4 raketa një fushë ushtarake të Brigadave Kassam, që ndodhet në perëndim të qytezës Bejt Lahja, në veri të Gazës.

Burimet e njëjta njoftojnë se avionët luftarakë të Izraelit kanë marrë si objektiv edhe një pozicion të ngjashëm të Hamasit në perëndim të Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza thuhet se në sulmin e parë një palestinez është plagosur.

Ushtria e Izraelit edhe dje kishte bombarduar disa pika të Hamasit në kufirin lindor të Gazës./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit