Izraeli kërkon mbështetje për t’u bërë vend vëzhgues në Unionin Afrikan

Mos i humb

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar mbështetje nga liderët afrikanë që shteti i tij të pranohet si vend anëtar vëzhgues në Unionin Afrikan.

Netanyahu, i cili dje arriti në Kenia për të realizuar kontakte zyrtare, në Pallatin Presidencial në Narobi u takua me liderë të 10 shteteve afrikane, në mesin e të cilëve ndodhen presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta, presidenti i Somalisë, Muhammed Fermacu, presidenti i Ruandës, Paul Kagame dhe presidenti i Ugrandës, Yoweri Museveni.

Në takim Netanyahu kërkoi nga 54 shtetet afrikane që të japin mbështetje që Izraeli të pranohet në Unionin Afrikan me statusin e vëzhguesit. Sipas tij kjo do të kontribuojë në zhvillimin e kontinentit të Afrikës si dhe në luftën kundër terrorizmit dhe urisë.

Duke vënë në dukje se Izraeli dëshiron që të formojë marrëdhënie të fuqishme me shtetet e Afrikës, Netanyahu theksoi se “Shpresoj që së bashku do të gjejmë një rrugë që Izraeli të hyjë në Union Afrikan si vëzhgues, ne mund t’ju ndihmojmë vetëm në këtë mënyrë. Ne nuk do të jemi vetëm vëzhgues në Unionin Afrikan, por do t’ju ndihmojmë që ta ndërtoni një të ardhme më të mirë për Afrikën”.

Duke u shprehur se shteti i tij është i gatshëm që t’i ndihmojë shtetet e Afrikës në luftën kundër terrorizmit, Netanyahu tha se Izraeli mund të ndajë përvojat e tij në fushat e zhvilluara si në atë të ujit, bujqësisë, sigurisë kibernetike, shëndetësisë, etj./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit