Izraeli konfirmon dy vdekje të reja nga koronavirusi

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë së Izraelit ka konfirmuar dy raste të reja të vdekjes nga koronavirusi i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 5.

Në kumtesën e ministrisë thuhet se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur në 2.030, pasi janë konfirmuar 100 raste të reja.

Nga ministria thonë se 37 pacientë janë në gjendje kritike ndërsa 49 pacientë janë shëruar nga virusi.

Izraeli ka ndërmarrë disa masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, përfshirë mbylljen e kafeneve, restoranteve, hoteleve, qendrave tregtare dhe vendeve të argëtimit.

Javën e kaluar, qeveria izraelite vendosi të ndjekë pacientët e konfirmuar dhe të dyshuar nga koronavirusi duke monitoruar telefonat e tyre celularë si pjesë e luftës kundër përhapjes së sëmundjes.

Pasi u paraqit fillimisht në qytetin kinez Wuhan, koronavirusi i njohur si Covid-19 është shpërndarë në të paktën 169 shtete dhe rajone. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit