Izraeli liroi të burgosurin palestinez në grevë urie

Mos i humb

 

Izraeli ka liruar 27 vjeçarin palestinez Mohammed al-Rimawi, i cili për 20 ditë ishte në grevë urie, ndërsa bashkë me të, ka liruar edhe babain e tij, Nimera Mohammed al-Rimawi (54).

Khader Diabis, nga Asociacioni i Mbështetësve të të Burgosurve dhe për të Drejtat e Njeriut, tha se Mohammed al-Rimawi dhe babai i tij u liruan nga qendra Ashkelon.

Siç thotë ai, i riu është liruar nga shkaku i gjendjes së rënduar shëndetësore.

I ati i tij, Rimawi ishte arrestuar për të ushtruar presion mbi të birin, në mënyrë që të pranoj krimet që kishte kryer, si dhe për të ndërprerë grevën e urisë.

Paraprakisht, Al-Rimawi kaloi tre vite në burgun izraelit, ndërsa që nga 19 korriku ai ishte futur në një grevë urie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit