Izraeli ndalon vullnetarët palestinezë në luftën kundër COVID-19

Mos i humb

Policia izraelite ka ndaluar sot gjashtë palestinezë përderisa ata po kryenin punë vullnetare për të ndihmuar banorët e Kudsit në kohën e përhapjes së koronavirusit.

Dëshmitarët okularë për AA thonë se anëtarët e grupit vullnetar po kryenin një fushatë të sterilizimit në Sur Baher, nën mbikëqyrjen e mjekëve të specializuar.

Organizata joqeveritare palestineze për të drejtat e njeriut, Wadi Hilweh Information Center, përmes rrjeteve sociale njoftoi se “policia izraelite konfiskoi pakot e ushqimit të destinuara për familjet në qytetin Sur Baher të cilat ishin të ruajtura në një shkollë dhe sulmoi banorët me bomba gazi gjatë procesit të konfiskimit”.

Banorët organizuan një fushatë të donacioneve për familjet që ishin në karantinë të veçantë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit, policia izraelite ka ndaluar dhjetëra palestinesë që kanë kryer punë vullnetare për të ndihmuar në masat parandaluese në Kuds.

Në Izrael deri më tani janë konfirmuar 20 viktima dhe 5.358 raste të diagnostifikuara me COVID-19.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në të paktën 179 vende dhe territore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit