Izraeli në vitin 2018 ka vrarë 37 fëmijë palestinezë

Mos i humb

 

Lëvizja Botërore për Mbrojtjen e Fëmijëve ka njoftuar se forcat izraelite që nga fillimi i vitit 2018 e deri tani kanë vrarë 37 fëmijë palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Rripin e Gazës nën bllokadë, si dhe kanë shkaktuar që 13 fëmijë palestinezë të bëhen me aftësi të kufizuara.

Në një deklaratë me shkrim nga dega palestineze e Lëvizjës Botërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, thuhet se forcat izraelite kanë sulmuar drejtpërsëdrejti fëmijët palestinezë me qëllim për t’i vrarë ose për të shkaktuar dëm të përhershëm.

Në deklaratën ku nënvizohet se fëmijët palestinezë, në asnjë mënyrë nuk paraqesin kërcënim për forcat izraelite gjatë këtyre ngjarjeve, tërhiqet vëmendja në pafajsinë e vajzës së vogël 1.5 vjeçe Beyan Ebu Hamash dhe nënës së saj shtatzënë të cilët u martirizuan në bombardimet e kryera 4 ditë më parë në Rripin e Gazës nga avionët luftarakë izraelitë.

Po ashtu në deklaratë transmetohet se Izraeli që nga fillimi i vitit 2018 e deri tani ka vrarë 37 fëmijë në territoret palestieneze nën okupim, si dhe në të njëjtën kohë kanë përdorur disa mënyra që shkaktojnë aftësi të kufizuara tek fëmijët palestinezë.

Disa nga 13 fëmijët që kanë qenë objekt i snaiperëve izraelitë kanë humbur plotësisht aftësitë e shikimit, ndërsa disa të tjerë duke humbur këmbët i janë nënshtruar një jete me aftësi të kufizuara.

Po ashtu në deklaratë, bëhet thirrje për hapjen e hetimeve profesionale, transparente dhe të paanshme në lidhje me ushtarët që kanë hapur zjarr në kundërshtim me ligjet universale ose ato izraelite, si dhe kërkohet që të dënohen ato ushtarë që kanë hapur zjarr me qëllim për të vrarë kryesisht fëmijët ose me qëllim për t’i lënë me aftësi të kufizuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit