Izraeli thotë se Siria dhe Irani qëndrojnë prapa sulmeve në Gaza

Mos i humb

Ushtria izraelite ka akuzuar qeverinë siriane se ka udhëzuar një grup palestinez që të lëshojnë dhjetëra raketa në Izrael nga Gaza me ndihmën e Iranit dhe u zotua se do të tregojë se ku ndodhi.

“Raketat që u nisën kundër Izraelit…ne e dijmë që urdhrat u dhanë nga Damasku me një përfshirje të qartë të Forcave Revolucionare të Iranit”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë, Lieutenant Colonel Jonathan.

Conricus u tha gazetarëve se përgjigja e Izraelit nuk do të jetë “e kufizuar gjeografikisht”.

Avionët ushtarakë izraelitë goditën dhjetëra vende në Rripin e Gazës të shtunën, ndërsa luftëtarët gjuajtën rreth 30 raketa në Izrael, në një shkëmbim zjarresh ndër më të rëndit në disa javë.

Luftimet e kësaj dite ishin të përgjakshme , në të cilat forcat izraelite qëlluan dhe vranë pesë palestinezë që protestonin përgjatë rrethimit nga Izraeli që ndanë Gazën.

Përplasja komplikoi misionin e ndërmjetësve egjiptianë, të cilët kanë intensifikuar diplomacinë e tyre për të arritur qetësinë dhe për të parandaluar një konflikt të plotë mes Hamasit dhe Izraelit.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur rreth 80 vende në Gaza, të shtunën herët, duke përfshirë një ndërtesë të selisë së sigurisë. Sirenat e bastisjes ajrore kumbonin gjatë gjithë natës në Izraelin jugor, duke gjuajtur rreth 30 raketa, tha ushtria./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit