Izraeli vazhdon operacionet për arrestimin e palestinezëve

Mos i humb

Ushtria izraelite ka privuar nga liria së paku 23 palestinezë në zonën e Bregut të pushtuar Perëndimor.

Zyrtarët ushtarakë të Izraelit sot në mëngjes njoftuan se gjatë mbrëmjes zbatuan bastisje në disa lokacione në Bregun Perëndimor, ku arrestuan 23 persona të dyshuar për përfshirjen e pretenduar në aktivitete terroriste.

Sipas të dhënave të institucioneve palestineze, në burgjet izraelite janë burgosur afër 6.000 palestinezë.

Sipas shembullit të qeverisë britanike në Palestinë midis dy luftërave botërore, autoritetet izraelite që nga viti 1967 ndaj palestinezëve kanë zbatuar praktikën e “paraburgimit administrativ”, i cili është makth për palestinezët të cilët në këtë mënyrë kalojnë muaj dhe vite në burgjet izraelite./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit