Izraeli vë në izolim kreun e burgosur të lëvizjes Fatah

Mos i humb


Sipas disa aktivistëve palestinezë, autoritetet izraelite vendosën kreun e burgosur të lëvizjes palestineze Fatah, Marwan Barghouthi, në izolim në burgun qendror të Izraelit Hadarim.

Në një konferencë për media, aktivistët e anëtarësuar me Fushatën popullore për lirimin e të burgosurve politikë palestinezë, një organizatë joqeveritare lokale, theksuan se Barghouthi është vendosur në izolim për të parandaluar atë nga “komunikimi me mbështetësit e tij”.

Kjo lëvizje në një kohë kur territoret palestineze, më së shumti pjesa e Lindjes së Mesme, janë duke përjetuar protesta të shkallës së lartë kundër vendimit të javës së kaluar të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit.

58 vjeçari Marwan Barghouthi ka kaluar 15 vite burg që kur u arrestua nga Izraeli në vitin 2002 gjatë “Intifadës së dytë Palestineze”, kur ai mori pjesë në aktivitetet e rezistencës së armatosur kundër okupimit izraelit.

Derisa Izraeli e sheh Barghouthi-n si kërcënim për sigurinë, votimet e publikut vazhdimisht kanë treguar se ai është zgjedhja më popullore mes palestinezëve për të patur sukses në udhëheqësinë e lëvizjes Fatah dhe presidentit Mahmoud Abbas./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit