Izraelit i dështon misioni hapësinor në Hënë!

Mos i humb

Anija e parë hapësinore me financim privat është shkatëruar pasi u përplas në sipërfaqen e Hënën.

Arsye për rrëzimin e saj ishte një defekt në motorin kryesor. Anija izraelite e quajtur Beresheet u përpoq të ulët butësisht në Hënë, por pësoi problem teknik gjatë zbritjes së saj në sipërfaqen e Hënës.

Qëllimi i misionit ishte të merrte fotografi dhe të kryente eksperimente, informon BBC.Vetëm agjencitë hapësinore qeveritare nga ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA-ja dhe Kina kanë bërë ulje të suksesshme në Hënë, shkruan REL.

“Nuk ia dolëm, por gjithsesi u përpoqëm”, tha iniciatori i projektit, Morris Kahn.

Beresheet, ishte një projekt i përbashkët midis “SpaceIL”, një organizatë jofitimprurëse izraelite e financuar privatisht dhe Industrive hapësinore të Izraelit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit