Ja çfarë ç’ndodhi me blerësen e një Audi në vlerën 15,000 euro me para fallso!

Mos i humb

Një grua gjermane u arrestua, pasi tentoi të blinte një Audi me vlerë 15,000 euro, e këto të fundit të shtypura në letër të thjeshtë, shkruan Deutsche Welle.

Ajo hyri në një auto-sallon në Kaiserslautern të Gjermanisë, duke kërkuar të blinte një Audi A3 të përdorur. Gjithçka po shkonte “ok” deri në çastin kur duhet të bënte pagesën prej 15,000 euro. Në këtë moment, stafi i auto-sallonit mbeti i shokuar kur morri kartmonedhat në dorë, 50 dhe 100 euroshe, të cilat dukeshin më shumë si para nga Monopoly (lojë) sesa në euro reale.

Një punonjës madje e pyeti nëse dëshironte të luante Monopoly apo të blinte një makinë, dhe pasi vuri re se gruaja e kishte seeriozisht blerjen e automjetit me llojin e parave të dhëna, ai thirri policinë.

“Shumë janë përpjekur që të na mashtrojnë, por kurrë në një mënyrë kaq tragjike”, tha pronari i auto-sallonit.

Kur policia kontrolloi shtëpinë e gruas, aty gjetën një printer dhe një sasi tjetër prej 13.000 eurosh false. Thuhet se paratë ishin falsifikuar aq keq saqë dhe një fëmije e dallonte lehtaz se ishin të rrejshme.

Sipas Kodit Penal gjerman, falsifikimi i parave është i dënueshëm të paktën me një vit burg. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit