Ballina Shëndetësi Ja çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës

Ja çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës

73
0
SHPËRNDAJE

 

Me siguri me afrimin e vjeshtës, me rikthimin në punë, ndiheni të lodhur. Ndonjëherë çuditeni me veten, sepse ju duket sikur jeni të lodhur gjatë gjithë kohës. Është koha të korrigjoni ato që bëni gabim dhe të përmirësoni gjendjen tuaj.

– Nuk flini mjaftueshëm gjumë. Mungesa e “ngopjes” me gjumë bën që hormoni melatoninë (i konsideruar hormoni i gjumit) të jetë i lartë edhe gjatë ditës duke iu shtuar dëshirën për gjumë. Është koha të shtoni pak orarin e gjumit dhe të reduktoni një aktivitet tjetër të ditës suaj për t’ia shtuar ato orë gjumit.

– Nuk hani mëngjes. Gjatë gjumit ne eliminojmë toksinat e ndryshme nga organizmi dhe në mënyrë që të ushqejmë metabolizmin tonë me lëndët e nevojshme, duhet të konsumojmë mëngjesin. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ndoshta nga mungesa e kohës mund të mos kemi mundësi të hamë rregullisht çdo vakt, por kurrë nuk duhet të heqim dorë nga ngrënia e vaktit të mëngjesit.

– Nuk merrni mjaftueshëm rreze dielli. Vitamina D që sintetizohet në diell ndikon në hormonin e gjumit, melatoninës. Mungesa e saj çon në mbisekretim të melatoninës, e cila shton lodhjen dhe dëshirën për gjumë, ndaj qëndroni pak më gjatë në diell.

– Keni mungesë të theksuar të hekurit, e cila çon në uljen e veprimtarisë së sistemit imunitar dhe në mungesë të përqendrimit. Është koha të ushqeheni me vezë, arra, bimë bishtajore etj. që janë të pasura me hekur.

– Përdorni shumë smartfonët gjatë ditës. Ky është një ndër shkaktarët më të mëdhenj të lodhjes së syve dhe trurit për shkak të emetimit të  dritës blu nga celularët. Është bërë i pashmangshëm përdorimi i tyre në ditët e sotme, por që duhet të reduktoni kohën e qëndrimit përpara celularëve tuaj për të mos u ndjerë të lodhur.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here